'Papërgjegjshmëri ekstreme, Rama qeveris në charter luksoz, shqiptarët rrezikojnë jetën për të ikur në Europë'

E Enjte, 03 November 2022 15:29

 

“Janë 137 udhëtimet me “charterin” superluksoz jashtë çdo transparente që i kanë marrë mendjen Edi Ramës dhe që i duket sikur e gjithë Shqipëria jeton në luksin e tij”, deklaroi sot kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për mediat, duke bërë një krahasim me situatën e vështirë që po kalojnë qytetarët shqiptarë të lënë në varfëri dhe pa mbështetje nga qeveria e tyre dhe që po rrezikojnë jetët duke kaluar kufijtë më gomone.

“Situata në vend po vjen duke u rënduar, - theksoi Meta, - për shkak të mosekzistencës së shtetit dhe njëkohësisht të pasigurisë totale të krijuar nga papërgjegjshmëria ekstreme e Edi Ramës, i cili qeveris në charterin superluksoz ndërkohë që shqiptarët e ndershëm, të pasigurt, të pambrojtur, të përjashtuar nga çdo mundësi dhe mbështetje sociale dhe ekonomike, marrin gomonet dhe rrezikojnë jetën për të ikur në Europë dhe në Britaninë e Madhe. Është e papranueshme që vendi ynë për çdo njëmijë banorë të lërë pas vendet që janë në luftë dhe në konflikt prej një kohe të gjatë si rasti i Gjeorgjisë, Sirisë, Eritresë, por edhe Venezuelës.


Për çdo njëmijë banorë nga Shqipëria aplikojnë për azil gati 5 banorë, ndërkohë që nga Siria aplikojnë 3,1.

Situata është më e rëndë kur e krahasojnë me disa nga vendet e tjera të rajonit, me Kosovën ku aplikimet janë 0,6 për njëmijë banorë apo Bosnje Hercegovinën.

Janë 137 udhëtimet me charterin superluksoz, jashtë çdo transparence që i kanë marrë mendjen e Edi Ramës dhe që i duket sikur e gjithë Shqipëria jeton në luksin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...