Berisha: Nuk tërhiqemi nga primaret, ftoj të rinjtë që të garojnë masivisht

Saturday, 05 November 2022 12:55

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se nuk do të tërhiqen nga primaret. Ai u ka bërë një thirrje të rinjve që të garojnë sa më shumë në këto primare.

“Sot ne jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor, të primareve në Shqipëri. Unë e kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz, në një vend ku vota është kthyer në fiktivitet. Por rrugë tjetër për zhvillimin e këtij vendi, përveç sistemit të votës së lirë, nuk ka.

 
 

Ndaj ju ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë. Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin tim dhe ju japin ju pushtet”.

 “Kam kënaqësinë t’ju informoj se të rinjtë po afrohen dhe do marrin rol gjithnjë dhe më të madh. Duhet të theksoj me këtë rast, PD është parti e rithemeluar dhe rithemelimi i saj është vendimtar për ekzistencën dhe misionin e saj. 
 

Ajo do hapë dyert dhe janë këto primare, në të cilat kanë vendosur të garojnë, dhe ju ftoj sa më shumë të rinj të garojnë për qytetarë të parë të bashkive të vendit.

Ndërkohë një seri departamentesh po krijohen, në të cilat një seri intelektualësh të rinj të fuqishëm kanë marrë drejtimin apo janë anëtarësuar në këto departamente. Ju siguroj se, ju garantoj se do keni një përtëritje të elitës politike të PD në interesin më të mirë të saj dhe shoqërisë shqiptare,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...