Thirrja e Berishës: Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve

Saturday, 05 November 2022 12:59

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e datës 12 nëntor në orën 16:00.

“Do përpiqem për të bërë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërisë dhe të këtij vendi. PD është e përqendruar në këtë kthesë, në realizimin e kësaj kthese të madhe.

Ndaj dhe unë zgjodha të bisedoj me ju së pari për axhendën tonë, e cila konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor. Në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi.

Por shoqërisë shqiptare, ndaj këtij regjimi që mediat më të madha në botë e konsiderojnë shtet të falimentuar, në të vërtetë ky është një regjim monist i njëjtë me atë të Vietnamit, madje diktatura komuniste atje ka një performancë më të mirë ligjore se narkoshteti i Edi Ramës".

“Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë,” tha Berisha.
Modifikuar më Diel, 06 November 2022 13:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...