E djathta në avantazh në SHBA/ Pse Elon Musk po bën thirrje për të votuar për republikanët

Hënë, 07 November 2022 21:00

Nga Nadine Yousif, BBC 

 
 

Arsyetimi i tij është se ‘ndarja e pushtetit frenon teprimet më të këqija nga të dy palët’- që do të thotë se një degë e qeverisë do të mbante tjetërn nën kontroll në një qeverisje të ndarë.

 
 

Por çfarë është në të vërtetë një qeverisje e ndarë amerikane? Dhe çfarë do të thotë një ndarje kur bie fjala te miratimi i ligjeve dhe kryerja e punëve?

Një qeveri e ndarë është ajo ku një degë e qeverisjes- Shtëpia e Bardhë, për shembull- është nën kontrollin e një partie, ndërsa një ose dy pjesët e Kongresit- Dhoma dhe Senati- janë nën kontrollin e një tjetër partie.

Disa janë mbështetës të një qeverisje të ndarë, sepse kjo do të thotë se secila palë mund të kontrollojë tjetrën, duke kontrolluar kështu masën e shpenzimeve të padëshiruara ose duke bllokuar miratimin e ligjeve të caktuara.

Por të tjerë argumentojnë se një qeveri e ndarë çon në bllokim- duke e bërë të vështirë ecjen përpara në ndryshimin e politikave, veçanërisht nëse të dy partitë janë jashtëzakonisht të polarizuara për një çështje të caktuar.

Qeveritë e ndara kanë qenë mjaft të zakonshme në SHBA që nga vitet ’70- së fundmi gjatë mandatit të Donald Trump, kur demokratët kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...