Pamje dramatike: Tensionohet situata në SHBA, dhunohet përkrahësja e Zeldin

Hënë, 07 November 2022 21:03
 

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës po u drejtohen zgjedhjeve të mes-mandatit mes tensioneve të forta politike. Republikanët pritet që të fitojnë këto zgjedhje, duke marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila kontrollohet aktualisht nga demokratët.

Por tensione po regjistrohen edhe në gara të tjera. Kongresmeni republikan Lee Zeldin garon për guvernator në Nju Jork dhe mund të bëhet i pari hebre që drejton shtetin e rëndësishëm.

 
 Një përkrahëse e tij u dhunua barbarisht në Nju Jork. Angelica Torres u dhunua fillimisht nga një grua dhe më pas nga një burrë që e kapi për fyti. Torres po mbante një pankartë kundër kandidates demokrate, Kathy Hochul.
 

“Isha e pambrojtur. U shokova. Nuk e prisja të ndodhte diçka e tillë,” tha ajo. “Ne ishim paqësorë. Po protestonim në përputhje me të drejtën tonë sipas Amendamentit të Parë. Ne thjesht duam që zëri ynë të dëgjohet”.

“Ndjej sikur duan që zëri im të mos dëgjohet. Mendoj se ëshët e turpshme ajo që ndodhi”, tha ajo.

Policia tha se personi që e dhunoi, në fakt po përpiqej që ta ndihmonte. Kathy Hochul, kandidatja demokrate, për të cilën kanë lobuar edhe vetë zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-kandidatja për presidente, Hillary Clinton, nuk ka reaguar.

Vetë Zeldin dënoi këtë dhunë politike dhe tha se heshtja e rivales së tij e bën atë bashkëpunëtore.

Zeldin është një personazh i njohur në politikën tonë. Ai është një kongresmen i zëshëm në mbrojtje të kauzës së kryetarit demokrat, Sali Berisha. Sipas tij, vendimi për Berishën është marrë nga lobimi i Sorosit dhe nuk bazohet në asnjë fakt dhe asnjë provë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...