Kryemadhi: Ky është bariu me lopë në Greqi që Rama e bëri milioner

Premte, 11 November 2022 10:42
 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Kryemadhi u shpreh se Rama i ka transferuar 7 milionë euro një shqiptari në Greqi, i cili punon si bari.

 
 
 
 
 

Sipas saj, më e pakta që mund të bëjë SPAK është të ndërpresë paratë.

 
 
 
 

“Ai zotëria, i jep Vezi Brahajt, që është bari me lopë në Greqi, i shkreti vuan nga kanceri ka 10 vjet atje, i jep 7 milionë euro dhe SPAK thotë është komplekse. Më e pakta që mund të bëjë SPAK është ndërprerja e parave dhe ti nuk flet për këtë gjë. E di sa taksa paguan ti? E di kush është më e shëmtuara sot? Çoheshin deputetët e PS-së, ta dinë shqiptarët për nder që nuk do ua rrisë çmimin e energjisë elektrike Edi Rama”, theksoi ajo.

 
 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit.

Prokurori i çështjes ka njoftuar këtë të enjte avokatët e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe Klodian Zotos, për përfundimin e hetimeve.

Ndërkohë avokatët e mbrojtjes kanë 10 ditë kohë të bëjnë pretendimet e tyre në lidhje me këto përfundime që më pas dosja të paraqitet në GJKKO dhe kjo e fundit të vendosë kalimin për gjykim apo jo në seancë paraprake.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...