'Këtu nuk ka jetë': Me shqiptarët e pashpresë në atdhe që presin gomonen e radhës për në Britani

Premte, 11 November 2022 10:43

Nga Siobhan Robbins, Skynews

Një numër në rritje i shqiptarëve po rrezikojnë jetën e tyre për të arritur në Britaninë e Madhe nga deti dhe, pa shpresë të ripërtërirë në atdhe e me bashkëpunim më të mirë nga jashtë, ata do të vazhdojnë të vijnë.

 

Në një kafene në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, po shikojmë të tronditur një video të një gomoneje të mbushur me 44 emigrantë që kalojnë Kanalin për në Angli.

Kontrabandistët i kanë ngjeshur mirë. Çdo person shtesë do të thotë më shumë para.

Ka katër ose pesë jelek shpëtimi për të gjithë varkën.

“Isha shumë i frikësuar sepse nuk kishte shumë jelek shpëtimi”, tha 32-vjeçari shqiptar duke na treguar pamjet e filmuara muajin e kaluar.

“Nuk e mendova shumë. Ne e ndërmorëm atë rrezik dhe shumica e njerëzve kishin frikë."

Ai ishte në atë varkë atë ditë pasi u pagoi trafikantëve kurdë 3,500 euro (3000 paund) për ta çuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Pasi udhëtoi nga Shqipëria nëpër Evropë për në Belgjikë dhe më pas në Francë, ai priti në një kamp për sinjalin se kishte ardhur koha për t'u nisur.

Ai është një nga më shumë se 12 mijë shqiptarët që këtë vit kanë kaluar ilegalisht në Angli me varka të vogla.

"Kur arritëm në ujërat angleze, njoftuam policinë angleze: "Jemi në rrezik, a mund të na ndihmoni?"

“Ata erdhën, na ndihmuan dhe na nxorën në breg”, tha ai.

Disa ditë më vonë ai u dëbua përsëri në Shqipëri, por kjo histori është e zakonshme. "Nëse do të kisha mundësi, do të shkoja tani në Angli"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...