Skandali/ Berisha: Mbyllja e hetimeve për inceneratorin e Elbasanit, akt kriminal i SKAP-it të partisë

Premte, 11 November 2022 13:30

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal gjatë edhe te mbyllja e hetimeve për inceneratorin e Elbasanit. Berisha tha se ky ishte një akt kriminal i SKAP-it të partisë.

“Edi Rama urdhëroi SKAP-in e partisë të mbyllë hetimet për djegësin e Elbasanit. Një akt i mirëfilltë kriminal.

 

Dosja e Elbasanit është dosja e parë e organizatës kriminale që kryeson Edi Rama, por është dy herë më e madhe ajo e Fierit dhe katër herë më e madhe ajo e Tiranës. Ato janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Askush përveç SKAP-it të partisë nuk mund t’i zgjidhë ato.

SKAP-i partisë shkelmoi mbi të gjitha shkeljet e Edi Rarmës, Agaçit dhe të tjerëve edhe në rastin e Elbasanit.

SKAP-i i partisë së tij injoroi faktin se Edi Rama futi në zjarr dhe dogji planin e veprimit të hartuar me 4 milionë euro nga BE për mbetjet.

Edi Rama për krijimin e ndërmarrjes së tij për djegësa, grisi vendimin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, që i thotë se kjo formë me negociata të mbyllura, nuk ekziston. SKAP-i i partisë e legjitimon me një akt kriminal.

SKAP-i i partisë injoroi faktin se janë kryer 17 procedura nga Agaçi i Ramës në 24 orë, janë mbledhur 17 firmë, që nuk ndodh në histori përveç gjendjeve super të jashtëzakonshme.

SKAP-i i partisë kërkon të mbyllë aferën me Lefter Kokën. Nuk kam asnjë sentiment për të, por Lefter Koka në buxhetin e tij të Ministrisë së Mjedisit ka pasur zero buxhet, zero lekë.

Lefter Koka nuk mund të ndërtonte kurrë asnjë djegës në Elbasan, Fier apo Tiranë. Të gjithë lekët janë nxjerrë nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave me firmat e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt. Pra është Edi Rama që vodhi fondin e Këshillit të Ministrave për ndërmarrjen që krijoi.

SKAP-i partisë nuk njeh ligj, moral, normë dhe standard,” tha Berisha.

“Ri-arrestimi me negociata i famozit Alqi Bllako nuk është gjë tjetër përveçse një proces negociatash me ata të tjerët që janë arrestuar, që të mos flasin dhe të dalin shumë shpejt nga burgu. Janë të gjitha këto, zhvillimet më dramatike, më të turpshme, më kriminale, të Edi Ramës dhe SKAP-it të tij, që tallet me drejtësinë, tallet me ligjin, tallet me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë”, theksoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...