Berisha: Të gjithë mund të vijnë në protestë, përveç Lulzim Bashës, ai duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme

Premte, 11 November 2022 13:31

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se protesta organizohet nga një front i gjerë, ku përfshihet opozita politike, sindikatat, aleatët e shoqërisë civile, etj. Berisha tha se të gjithë janë të ftuar në protestë, përveç Lulzim Bashës.

“Detyrat janë të ndara, unë kam fjalimin, bashkëpunëtorët e tjerë kanë skenarin, të tjerë kanë himnin. Do ketë risira, ka nga të gjitha aspektet.

 

...Të gjithë mund të vijnë në protestë, përveç Lulzim Bashës, që duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme. Të tjerët janë anëtarë të PD, nuk mund të marrin leje te unë që të protestojnë.

Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar se nuk është e vërtetë, nuk ka dhënë asnjë fakt, asnjë provë për ato akuza që ekzistojnë aty. Hetimi këtu nga selia po vazhdon.

Kështu që mendoj se është shumë i detyruar të zbardhë, të ketë burrëri, të tregojë edhe nëse i takon të hyjë brenda, ose të shpallet i penduari i drejtësisë, dhe fiton lehtësira. Por të tregojë të vërtetën,” tha Berisha.

Modifikuar më Saturday, 12 November 2022 11:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...