Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Mbështesni shqiptarët në betejën e tyre, ne do të fitojmë...

Hënë, 14 November 2022 13:15

 

Ashtu si në protestën e 12 nëntorit, kryetari demokrat, Sali Berisha tha edhe sot se shqiptarët po i dërgojnë një sinjal të fortë ndërkombëtarëve.

“Por njëkohësisht, protestuesit u dërguan kancelarive të Europës dhe botës, se krahas një narkoshteti të instaluar në Shqipëri, krahas një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës nëpërmjet krimit, drogës dhe mashtrimit, ekziston një popull i tërë i ngritur në këmbë, për ta hedhur në Lanë, për të përmbytur këtë regjim,” tha Berisha.


Gjatë protestës, kryetari demokrat tha se Shqipëria nuk do ketë stabilitet pa votën e lirë. Këtë të hënë, Berisha tha se shqiptarët janë në këmbë, ndërsa u bëri thirrje ndërkombëtarët t’i mbështesin në betejën e tyre

“Shqiptarët janë sot më në këmbë se kurrë. Protesta e 12 nëntorit faktoi se janë më në këmbë se kurrë. Ju njoftoj se shumë shpejt do njiheni me axhendën e protestave të tjera të fuqishme.

Edhe njëherë thirrja ime për miqtë dhe partnerët është: Mbështesni shqiptarët në betejën e tyre. Ne do fitojmë,” tha Berisha.

Modifikuar më Hënë, 14 November 2022 14:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...