Sulmi ndaj protestës së 12 Nëntorit provë e suksesit të saj

Hënë, 14 November 2022 13:16

 

Nga Klevis Balliu

Madhështia e protestës tronditi qeverinë dhe mbështetësit e saj.

 

Në studiot dhe emisionet televizive, analistët e qeverisë u sulën si shtazë për të sulmuar protestën dhe të gjithë qytetarët që morën pjesë.

Kjo jo vetëm që nuk mërzit qytetarët dhe opozitën, por përkundrazi mbushi zemrat e të gjithëve me shpresë.

Nëse protesta do të ishte dështim askush nuk do ta vinte ujin në zjarr por do të shikonin punët e tyre.

Por protesta dha mesazhin e qartë dhe më të frikshëm për qeverinë: sot jeni PAKICË, sot jeni MINORANCË.

Në fakt nëse nesër ka zgjedhje Edi Rama ikën nga pushteti, madje as lojrat me votën se ndihmojnë dot, as bandat se ndihmojnë dot.

Për këtë arsye qeveria turri analistët e saj me dy teza; nuk kishte qytetarë në protestë dhe teza tjetër më qesharake ishte që ishte protestë e organizuar nga Putini.

Teza të tilla qesharake faktojnë mjerimin e qeverisë dhe analistëve të saj të blerë.

Imagjinoni kur të akuzon për lidhje me Putinin krahu i djathtë i Putinit që është Aleksandër Vuçiç!

Tani është detyrë e opozitës dhe e të gjithëve bashkë që fryma dhe fuqia e 12 Nëntorit të mbahet gjallë me një aksion politik që ruan, mbron dhe zhvillon të njëjtin standart të protestës.

Qytetarët duan ndryshim dhe këtë duhet ta ofrojmë, qytetarët duan përballje dhe këtë duhet ta mundësojmë.

Qeveria sot nuk ka as numrat, as moralin, as arsye për të qëndruar në pushtet. Ndaj sot qeveria duhet të japë dorëheqjen dhe ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Sëbashku në këtë rrugëtim jo të lehtë, pasi në fund të fundit po përballemi me një regjim, fitorja është e pashmangshme, fitorja është më domethënëse.

Durimi është një virtyt që duhet patur parasysh por durimi i tepërt kthehet në një armë për regjimin.

Çdo gjë ka një limit ashtu edhe durimi ka një kufi. Dhe besoj që sot jemi në limitet e durimit dhe në fillimet e përballjes frontale.

Vendi është nën një rrezik të madh dhe ne duhet ti dalim ZOT.

Opozita ti dalë zot shqiptarëve, demokracisë, të ardhmes Europiane, ti dalë zot Shqipërisë.

Modifikuar më Tuesday, 15 November 2022 08:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...