Balliu e thotë hapur: Arrestim ministrash e ish-ministrash, Ahmetaj e ka gati!

Tuesday, 15 November 2022 08:14

 

Kreu i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka bërë deklarata të forta në emisionin "Quo Vadis" në Vizion Plus. Balliu paralajmëroi arrestime ministrash e ish-ministrash ndërsa përmendi Arben Ahmetajn e Ilir Beqjan.

Balliu tha: “Ai Ahmetaj shkon në darkë në SPAK që mos ta kapin mediat. Ai gati e ka. Ai..., Ilir Beqja....Të gjithëve këtyre ia pret letrat Edi Rama. Ai i përdor për të vjedhur, në momentin e duhur i fut në burg e thotë "është përgjegjësi personale"!!! Ata s’martohen dot pa lejen e Edi Ramës, jo më të vjedhin pa lejen e tij!", tha ai.

 

Po ashtu ai vërejti: se pjesmarrja e madhe e qytetarëve në tubimin e opozitës i trembi socialistët: “Socialistët i ka tronditur nga pjesëmarrja. Protesta tregoi një gjë, që kjo qeveri është pakicë. 800 mijë shqiptarë janë larguar dhe ai shesh prap është plot. Do të ketë protesta në aksionin politik e nga format më të ndryshme. Nëse qeveria vazhdon me mosnjohje të realitetit protestat do të kenë vetëm rritje.”– tha Balliu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...