Grenell: Ja si dhe pse Obama dhe Biden favorizojnë Putin

Tuesday, 15 November 2022 08:19

 

Gjatë intervistës ekskluzive për Çim Peka Live, Richard Grenell, këshilltari i Donald Trump analizoi qasjen e Shtëpisë së Bardhë kur drejtojnë demokratët në raport me Rusinë.

Grenell tha se kur Barack Obama ishte president, Rusia pushtoi Krimenë, duke cenuar sovranitetin territorial të Ukrainës. Atëherë Joe Biden ishte zv/president.

 

Ndërsa, kur Biden drejton SHBA-të si president, Vladimir Putin pushtoi ushtarakisht në një agresion të paprovokuar shtetin fqinj, Ukrainën. Luftë e cila vazhdon ende.

 

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Zoti Grenell, kjo që thoni është interesante, por së paku në Shqipëri dhe Kosovë, nëse je mbështetës i Trump, sidomos në këtë situatë, automatikisht mediat të lidhin me Rusinë, parashikohesh mbështetës i Putin. Ndërkohë që ju sapo thatë të kundërtën. Thatë që heqja e sanksioneve ndaj Gazprom-it i dha shumë mundësi Putinit të pushtojë Ukrainën. Gjithashtu, është e vërtetë që Presidenca Biden e bëri Amerikën shumë më të varur nga energjia e jashtme se ajo Amerikane. Por gjithashtu po lidh marrëveshje dhe po i shtrin dorën diktatorëve si ai i Venezuelës kur deri para pak kohësh nga SHBA paguheshin 15 mln dollarë për kokën e tij. Nuk keni arritur të bindni botën se cili është raporti real i administratës Biden me Rusinë dhe administratës Trump me Rusinë. Sepse, të paktën në Shqipëri, nëse kërkon të mbrosh pikëpamjet e Trump, menjëherë etiketohesh si filo-rus.
Richard Grenell: Besoj se kjo është diçka që janë përpjekur të bëjnë disa prej mediave Amerikane që shfaqin këtë pamje të Trump me idenë Rusia, Rusia, e pamë këtë narrativë të rrëzohej. Nëse shikoni faktet, është administrata Biden që rrëzoi sanksionet me gazsjellësin çka shkaktoi këtë kaos në të gjithë Europën. Ju duhet të shikoni destabilizimin e Ukrainës dhe të pyesni si ndodhi kjo nën Joe Biden dhe pse nuk ndodhi nën presidentin Trump. Dhe ka një përgjigje të thjeshtë sepse Trump kishte sanksione mbi atë gazsjellës dhe nuk do të vazhdonte më tej dhe presidenti Putin ishte shumë i zemëruar me këtë. Putin ishte shumë i lumtur kur Biden rrëzoi sanksionet. Trump ka thënë gjithmonë se nuk dua të kem marrëdhënie të këqija nëpër botë, qoftë me Kinën apo Rusinë, nuk dua, siç themi në Amerikë, "t’ju nxjerr sytë", thjeshtë për të qenë problem për ta, ne duam të shkojmë mirë me ta, duam të qëndrojmë për politikat tona dhe vlerat tona. Presidenti Trump qëndroi fort dhe vuri sanksione për atë gazsjellës dhe njerëzit duhet të kontrollojnë faktet dhe të mos më besojnë mua për këtë, por të kontrollojnë vetë se kush i hoqi ato sanksione. Ishte Joe Biden dhe demokratët në Senat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...