Mega-afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Rama është aksioneri kryesor

E mërkurë, 16 November 2022 11:10

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha zbërtheu dje përpara anëtarëve të kryesisë së PD-së akuzën e tij se pas kompanive që është planifikuar të ndërtojnë projektin në Portin e Durrësit, qëndrojnë vëllezërit Karriç, miq të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Lukashenkos.

Sipas liderit demokrat, vëllezërit Karriç shitën aksionet te kompanitë që do ndërtojnë projektin në Portin e Durrësit, pasi u shpallën të padëshiruar nga BE. Aksionet, sipas tij, u shitën me çmim 30 herë më të ulëta se vlera reale.

“Vjedhje, e cila nuk ndodh kurrë në botë, që një aferë si kjo të mund të projektohet, imagjinohet. Por këtu ndodh, sepse këtu është makineria më e fuqishme e vjedhjes së një populli, makineria e Edi Ramës që nuk ka të ngopur. Tani, lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë nëpërmjet vëllezërve Karriç. Vëllezërit Karriç, pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunim me Lukashenkon, kompanitë e tyre të regjistruara në Qipro i shitën në Emiratet e Bashkuara dhe konkretisht te këto kompani që po merret Edi Rama me to. Vëllezërit janë aty, i ka botuar Euroactiv, i shitën me një çmim 30 herë më të ulët seç ishin. Pra, bëhet një formalitet, por ata janë përfaqësuesit e Aleksandër Vuçiç dhe Lukashenkos në Dubain e Edi Ramës në Portin e Durrësit”, u shpreh Berisha.

Berisha akuzon kreun e qeverisë Rama si aksionerin kryesor të projektit pasi nuk do të kishte arsye tjetër që të mbrohej sipas tij një aferë e tillë.

“Natyrisht, aksioner më kryesor është vetë Edi Rama. Unë isha mbrëmë me gazetarët dhe me të drejtë ata pyesin, ku e di ti këtë, që thua Edi Rama? Shumë e thjeshtë, nuk mund të imagjinoj kurrë nëse nuk do të kisha interesa direkte të miat që unë të fshija të tjerët që janë. Si mund t’i fsheh popullit tim, qytetarëve të mi, 60% të aksionerëve? Kjo nuk ndodh kurrë, kjo ndodh veç kur e ke ndërmarrjen tënde dhe qëndron ti pas saj. Edi Rama kërkon të mbulojë me këtë rast, zhurmë, aferën e tmerrshme të djegësve, ku është me çdo dokument kryetar i organizatës kriminale, me firmë, fap, fap, fap, e bam, bam bam. Por kjo do të marrë ndëshkim popullor, ndaj dhe përballja me këtë klan, është kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë”, vijoi kryetari i PD-së.

Ndërkaq, sipas liderit demokrat, projekti përveç se është një aferë korruptive ku prona publike jepet për të pastruar paratë, sipas tij volumi i apartamenteve që do ndërtohen aty do ta kthente qytetin e Durrësit në të pabanueshëm.

“Një betejë e parë, e cila natyrisht do të vazhdojë me beteja të tjera. Përballë kemi një armik shumëplanësh i votës, i qenies, një dëbues si kurrë ndonjëherë në histori i shqiptarëve nga vendi i tyre. Ngjarja e fundit që po debatohet sot në Parlament, është të themi e përmasave që tejkalon çdolloj imagjinate. Tejkalon çdo lloj kodi, ligjor, etik moral. Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike në vend. Edi Rama, pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narkoeurove, tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij. Por njëkohësisht edhe në lavatriçen më të madhe të Europës dhe më gjerë. Me 12600 apartamente, në një truall prej 1 milion metrash katrorë, Durrësi bëhet qyteti më pabanueshëm i botës. Tejkalon për dendësi çdo lagje apo qytet mbi planet, por këto janë që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme”, tha Berisha.

Sakaq, dy ditë më parë Sali Berisha akuzoi edhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se bashkë me Ramën qëndron pas 60% të aksioneve, që sipas tij janë në offshore. Në projektin e Portit të Durrësit, shteti shqiptar do t’i dhurojë privatit 800 mijë metër katrorë për të ndërtuar mbi 12 mijë apartamente, disa hotele me 5 dhe 4 yje. Po ashtu do të ndërtohet edhe porti i jahteve. I gjithë projekti parashikohet të kushtojë 2 miliardë dollarë dhe do zgjasë për 20 vite.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...