Familjarët e Alabbar pas kompanive offshore në Durrës

E mërkurë, 16 November 2022 11:27

 

Një nga garancitë më të forta për investimin e projektit në Durrës fillimisht u tha se do të ishte “Emaar Group”, kompania ku princi i kurorës në Emiratet e Bashkuara, Al Maktum zotëron shumicën e aksioneve. E konsideruar si një nga kompanitë më të fuqishme të ndërtimit, “Emaar Group” u prezantua përmes Mohammed Al Rashed Alabbar, i cili është themelues dhe drejtues i saj.

Por pavarësisht premtimeve nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, loja me Emaar rezultoi një bllof. Alabbar vërtet u prezantua me kartëvizitën e Emaar, por në realitet solli në Durrës kompaninë e tij të regjistruar në offshore “Symphony Global Holdings Limited” me pronarë anonimë. Kjo rezultoi 100% pronë e “North East Real Estate Holdings”, një kompani tjetër.

 

Menjëherë nisën spekulimet. Kush qëndronte realisht pas projektit? Pse duhet të gënjente Rama duke thënë se do të sillte në Durrës “Emaar group”? Përse nuk investoi Emaar siç u premtua në media?

Për ta shtuar paqartësinë, Mohammed Alabbar ndryshoi sërish emrin e kompanisë dhe erdhi me “Eagle Hills Real Estate Developments sh.p.k”. Për herë të parë, emrat e pronarëve të këtyre kompanive u zbardhën në Komisionin e Ekonomisë, ku diskutohej kontrata. Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka nxjerrë një dokument, që tregon kush janë personat pas kompanive në fjalë.

Sipas këtij dokumenti, (shiko poshtë) 40% të kompanisë “Symphony Global Holding” e ka vetë Mohammed Alabbar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...