Protesta/ Berisha: Europa vjen në Tiranë, shqiptarët do u tregojnë problemet e tyre të tmerrshme

Premte, 18 November 2022 13:46

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u pyet sot se kur do të jetë protesta e radhës. Ai tha se kjo do vendoset në mbledhjen e kryesisë së PD. Por ai shtoi se do bëjë vetë një sugjerim për datën e radhës.

“Protestat, sot është mbledhja e kryesisë, dhe unë do sugjeroj aty vendimin për protestën e radhës.

 

Europa vjen në Tiranë, Shqipëria do vijë në Europë në Tiranë. Koncepti im ky është.

Për të paraqitur të gjitha këto probleme të tmerrshme me të cilat përballen shqiptarët, në mënyrën më paqësore, më dinjitoze, duke garantuar asnjë lloj vështirësie, përveç mikpritje për samitin e krerëve të BE, por duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Edi Rama, të qytetarëve shqiptarë, për të sjellë në arenë problemet e tmerrshme madhore me të cilat përballen shqiptarët sot, nga një plaçkitës i votës. Nga një njeri që ka vendosur monizmin në Shqipëri.

Një njeri që vjedh në mënyrën më të paimagjinueshme fondet dhe pasuritë publike.

Se cila do jetë dita, do e vendosë kryesia e partisë, por ky është një rast për çdo shqiptar, për të sjellë në skenë, problematikën e madhe me të cilën përballen ata.

Samiti i BE-së është një ngjarje shumë e rëndësishme për vendin, e diktuar nga gjeopolitika në tërësi, por populli që paraqitet sot si populli i gomoneve të thotë të vërtetat e tij në mënyrën më demokratike,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...