Tenderi për skarpatet në rrugën e Arbrit, Berisha: Kurrë nuk kisha dëgjuar tender të tillë, Balluku u është turrur pasurive të shqiptarëve…

Premte, 18 November 2022 13:46

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i konsideroi vjedhje të pastra dy tenderët e fundit të bërë publike për skarpatet e rrugës së Arbrit që do të kushtojë 20 milionë euro dhe rrugën Lekaj- Fier 46 km me vlerë 320 milionë euro.

“Hap Balluku tenderin e skarpateve, ia jep kompanisë Gjoka. Unë nuk kisha dëgjuar gjatë karrierës sime 30 vjeçare këtë. Ajo që ndërton rrugën ka edhe skarpatet. Ajo është vërsulur mbi pasuritë e shqiptarëve e papërmbajtur. Zbaton urdhrat e Ramës. Ajo në rrugën e Arbrit dhe Kardhiq- Delvinë, i kushton vendit 60-80 milionë euro. Këto do të dalin. U them kompanive, duke shprehur respektin më të madh për çdo punë të ligjshme, PD do të jetë e papajtueshme me çdo përfitim anti-ligjor që ata bëjnë. Çfarë do të thotë 20 milionë euro skarpate. Po 300 milionë euro që janë harxhuar deri tani për çfarë ishin. Është kot tia citosh emrin asaj zonje, është vasale mekanike e Ramës, bën çfarë i thotë ai dhe kaq. Ajo po shkel rregullat, ligjet, po abuzon me fondet. Merrni rastin e fundit. Shikoni çfarë hajdutërie, për të sistemua me rrugë anësore aksin Lekaj- Fier 46 km hap tenderin me 340 milionë euro, 7 milionë euro/km. Ndërkohë që ndërtimi i autostradës kushton 3 milionë euro për km. Pse nuk zgjeron rrugën Tiranë- Durrës, apo Shkodër- Lezhë. Këto dyja janë akset më problematike në vend”, tha Berisha.

 

Sipas tij “E morët vesh ju, u krijua konsorciumi me në krye ligj-Fushën për të rikonstruktuar një rrugë me 7 milionë euro/km. Prandaj nuk rriten rrogat dhe pensionet. Prandaj shqiptarët largohen çdo ditë e më shumë. Si e justifikon ajo këtë tender Lekaj-Fier që është e gjitha në fushë? Në një pjesë dërrmuese ka rrugë anësore, ish rrugën e vjetër. Këta kanë humbur çdo sens. Prandaj edhe Shqipëria është në fazë eksplozive”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...