Tritan Shehu:Keq menaxhimi Covid, dukuri e nje sistemi ne kolaps e pa perspektive.

Premte, 18 November 2022 21:06

Keq menaxhimi Covid, dukuri e nje sistemi ne kolaps e pa perspektive.
Dje ne Kuvend, mareveshja per vaksinat.
Shqiperia ne 2021 pati 18% vdekje me shume se ne 2020 dhe 38% me shume se ne 2019, para pandemise.
Ne 2021 jeta mezatare u ul me 2,5 vite ndaj 2019, ulja me e madhe kjo ne Europe.
Ne teresi humbjet Covid jane reth 22 mije jete njerezish.
Qytetaret paguan nga xhepi 190 ME gjate pandemise, shteti rimbursoi 300 mije.
Ndersa per vaksinimin Shqiperia ka realizuar deri sot 105,4 injeksione vaksinash per 100 banore, kur mezatarja boterore eshte 162,26.
Aresyet e humbjeve kaq te larta jane keq menaxhimi i pandemise e gjendja e sistemit shendetesor me mos pregatitjen e tij ne kohe, me konkretisht:
—Periudha e pare deri ne perfshirjen e vendit tone nuk u shfrytezua e as u nxorren konkluzione nga problemet ne Itali.
--Kujdesi paresor, qe eshte kolona kryesore paradoksalisht u perjashtua.
—Personeli nuk u mbrojt, duke humbur jeten 50 mjeke.
--Spitalet periferike cuditerisht nuk u aktivizuan e cdo gje u koncentrua ne Tirane, duke krijuar mbi ngarkese, ulje te cilesise e panik te popullesia.
--Mungoi rimbursimi i shpenzimeve te realizuara nga qytetaret.
--U krijuan vonesa e mangesi te pa faleshme me vaksinimin, si dhe nje konfuzion i plote duke e mbushur vendin me vaksina te pa sigurta, te pa certifikuara, si ato kinezet.
Sot me kete mareveshje u kujtuan te flasin vetem per vaksinat Pfizer!
Ndersa Kryeministri mburet me “vaksina kontrabande”, krejt e pa pranueshme kjo.
Ne fakt kontrabanda u stimulua nga shteti, psh anti viralet duke mos i rregjistruar ato u perdoren ilegalisht edhe ne spitale, me kosto shume te larte direkte per qytetaret.
Pra keshtu u demtua jeta, shendeti, financat personale e u krijua nje kontrabande.
Kjo pandemi tregoi se Shendetesia ka nevoje per ndryshime rrenjesore ne sistem, menaxhim, organizim, financim, rimbursim, etj.
Aktualisht psh rimbursohet nen 50% e vleres se medikamenteve te konsumuara ne vend, kur mezatarja europiane eshte 95%.
Kjo kerkon dhe buxhet, finacime, qe edhe per 2023 jane ne nivelin me te ulet ne Europe.
Sepse perseri buxheti i shendetesise ze vetem 2,1% te GDP, ndersa nga kontributet direkte nuk jane me shume se 0,8%.
Varferi e thelle kjo per sistemin, mungese perspektive e vizioni, aspak premtuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...