Rama gënjen ndërkombëtarët: E përjashtova Ambrozia Metën me humor/ Reporterët pa Kufij: Do kthehemi

Premte, 18 November 2022 15:48

 

Në takimin me Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve, 'Reporterët pa Kufinj' kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka sulmuar në takim, duke theksuar se ata nuk do ta lënë me kaq por do të kthehen përsëri.

Gjithashtu Rama nuk e ka mbyllur me kaq këtë skandal pasi ka gënjyer edhe ndërkombëtarët e pranishëm në konferencën e përbashkët për lirinë e mediave në Tiranë, duke thënë se përjashtimin e gazetares së SYRI TV Ambrozia Meta e ka bërë më shaka, në një kohë që është e faktuar me zë dhe figurë se si e ka përjashtuar nga konferencat për media të kryeministrit.

 

Gazetari Pavol Szalai nga Reporterët pa Kufinj e ka renditur Shqipërinë të fundit në Ballkanin Perëndimor për lirinë e medias, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Sipas Pavol Szalai, kryeministri Edi Rama nuk është transparent dhe janë të patolerueshme konferencat me pyetjet e rakorduara me qeverinë dhe se nuk tolerohet përjashtimi i gazetarëve që bëjnë pyetje.

Konferencë për media në Tiranë

Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve ndodhen në Shqipëri në një mision për të vlerësuar lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

Sot në ora 14:30 në hotel Rogner, partnerët do të mbajnë konferencë për media për të ndarë të gjeturat e tyre. Ftojmë gazetarët dhe mediat që të përcjellin konferencën.

Anëtarët e delegacionit që do të marrin pjesë në konferencë janë:

Roberta Taveri, ARTICLE 19

Jamie Ëiseman, International Press Institute

Ricardo Gutiérrez, European Federation of Journalists

Attila Mong, Committee to Protect Journalists

Pavol Szalai, Reporters Ëithout Borders

Radka Betcheva, European Broadcasting Union

Flutura Kusari, European Centre for Press and Media Freedom

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...