Berisha: Katastrofa në Shkodër u diktua nga vjedhja e Qeverisë, ishte absolutisht e parandalueshme!

Hënë, 21 November 2022 15:08

 

Nga konferenca për shtyp e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në Shkodër, lidhur me përmbytjen.

Berisha: “Nuk ka parë kurrë Shkodra një përmbytje të tillë të rrufeshme. Njerëzit kanë dalë nga shtëpia e tyre dhe kur janë kthyer pas 30 minutash, nuk kanë hyrë dot në shtëpi, se e kanë gjetur të përmbytur. Ura e Bahçallëkut, një urë e ndërtuar në 1850, që u ka rezistuar të gjitha prurjeve ujore gjer mbrëmë, është këputur, është larguar nga super-dallga e krijuar nga ky shkarkim brutal i menjëhershëm.


Siç e shihni, dëm janë 2500 ha nën ujë, janë prishur të lashtat, gruri, në të gjithë pothuajse këtë sipërfaqe, janë 600 shtëpi që u është futur uji brenda, janë qindra e qindra silazhe të fermerëve të mbytura, një katastrofë ë tëra e diktuar nga një praktikë vjedhjeje nga qeveria dhe duhet t’ju informoj se gjithçka ishte absolutisht e parandalueshme në qoftë se këta nuk do të administronin kaskadën, siç e administruan duke mbytur Shkodrën dhe qytetarët e saj.

Në këtë situatë kritike, kanë humbur jetën një qytetar i nderuar dhe demokrat i vendosur, Pjetër Rushaj, djali i tij 14-vjeçar. Unë i shpreh familjes Rushaj dhe gjithë komunitetit të Pultit, ngushëllimet e mia më të ndjera për këtë humbje jashtëzakonisht të dhimbshme, por dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë veprimtari të mirëfilltë kriminale të qeverisë e cila për të mbushur xhepat krijoi këtë dramë krejtësisht të parandalueshme sot në Shkodër.

Edhe njëherë, përgëzoj qytetarët e Shkodrës për mobilizimin e tyre. Shpreh solidaritetin tim dhe përgëzoj edhe bashkinë, kryetarin e saj, i cili që dje, para jush, ka kërkuar publikisht KESH-it të bashkëpunojë me autoritetet, të zbatojë ligjin, sepse KESH është i detyruar të informojë në kohë përpara se të bëjë veprime kriminale, fshehtas, në mesnatë, duke hapur tunele dhe porta anësore pa thënë një fjalë, me qëllimin e vetëm “se nuk jemi ne që ju përmbytëm, por ju përmbytën shirat që ranë apo prurjet anësore”, e cila është krejtësisht e pavërtetë.

Përmbytja është qeveritare dhe akt i mirëfilltë kriminal, por këta SKAPIN e kanë të tyre. Por një ditë do të vijë koha që do të bëhen përgjegjësi, Rama ashtu dhe Balluku dhe ata hajdutë të tjerë që kanë futur dhe krijuan këtë katastrofë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...