Përmbytjet, Meta: E domosdoshme të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Tuesday, 22 November 2022 13:57

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se ka vepruar me vonesë pasi situata kishte dalë nga kontrolli për shkak të përmbytjeve në fundjavë. Meta kërkoi që qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe të dëmshpërblehen të gjithë banorët e prekur. Sipas tij, dëmet arrijnë në qindra milionë euro.

"Dëmet janë në qindra milionë euro si për banesat e qytetarëve, pajisjet e orenditë, dëmtim masiv i të mbjellave të ushqimit të bagëtëive e blegtorisë, - tha Krey i PL. - . Kjo situatë tregon që qeveria ka qenë inekzistente e veprimet kanë qenë minimale e të vonuara dhe pasi situata kishte dalë nga kontrolli.


KESH më e rënda është që e bleu energjinë më shtrenjtë në momentin kur dihej që do kishte reshje e shet shumë më lirë në bursë në këto momente.

Dështoi sistemi satelitor për të cilin u paguan 1.5 milionë euro për të parashikuar me saktësi motin. E qartë se kjo situatë rrezikon të përkeqësohet me masa te improvizuara.

E domosdoshme që shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore duhet të bëhet menjëherë se jo vetëm kemi të bëjmë me fatkeqësi natyore por me fatkeqësi nga menaxhimi i kaskadave, që qeveria duhet të dëmshpërbleje qytetarët dhe banorët për dëmet.

Drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të sistemit energjitik për gjithë aktet e tyre të rënda korruptive që kanë cuar në situatë të pakontrolluar të menaxhimit të kaskadës e për mos lajmërimin e autoriteteve vendore e qytetarëve për tu mbrojtur nga përmbytja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...