'Taulant Balla porositi vrasjen e avokatit pasi i doli emri në përgjime'/ PD: SPAK të hetojë dosjen e Gurrës

Tuesday, 22 November 2022 14:07

 

Partia Demokratike reagoi zyrtarisht pasi emri i Taulant Ballësu shfaq në dosjen e bandave të Elbasanit.

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo, tha se SPAK duhet të jetojë dosjen e avokatit të vrarë, Ravik Gurra.


Kujtojmë se një ditë më parë, Ardian Çapja dëshmoi në gjykatë se Taulant Balla është i implikuar në krimet e rënda në Elbasan. Ai tha se nëse zbardhet vrasja e avokatit të tij, Ravik Gurra, në dritë do dalin shumë thesare.

DEKLARAT E PLOTE

Në parlamentin shqiptar, një deputet i Rilindjes, emrin nuk e ndërron kurrë si disa kolegë të tij, por mbiemra ka disa.

Ndryshe nga personazhi i filmit artistik shqiptar “Taulanti kërkon një motër”, Taulanti-deputet kërkon një mbiemër.

Herë na shfaqet si Balla, herë Bego, herë si Gurra, e herë tjetër si Xibraka.

Emri i tij, pa mbiemër, u shfaq para dy ditësh edhe në dëshminë e biznesmenit elbasanas, i akuzuar nga drejtësia për disa vepra penale, Ardian Çapja.

Si politikan, por edhe me një spaletë të re: si vrasës.

Çapja dëshmoi se avokati i tij Ravik Gurra është vrarë para tre vitesh për arsye se zotëronte përgjime të cilat implikonin një politikan të lartë. Emri i të cilit është Taulant.

Partia Demokratike dhe kryetari i saj e kanë denoncuar pafund implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit, konkretisht me Gentian Sharrën, me të cilin ekzistojnë qindra biseda telefonike.

Emri i tij është shfaqur edhe në dëshmitë e të penduarve të drejtësisë. Nuredin Dumani e ka përmendur emrin e tij, si funksionar i lartë i Partisë Socialiste në dëshminë e tij për prokurorët. Por nga Dumani deri te Çapja, Taulant Balla ka shkuar nga politikan i korruptuar në politikan qe porosit vrasje.

Partia Demokratike i kërkon SPAK të hapë dhe të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra. Nëse organet e drejtësisë nuk ndajnë politikanët nga kriminelët dhe politikanët kriminelë nga politika, ata bëhen përgjegjës të drejtpërdrejtë për humnerën dhe rrezikun që i kanoset Shqipërisë.

Implikimi i politikanëve të lartë të qeverisë me malavitën vjen tashmë nga disa burime. Denoncimi i vazhdueshëm i bandave dhe lidhjeve të tyre politike ka qenë një moto e kësaj foltoreje.

Ja pse protestohet ndër të tjera më 6 dhjetor. Për t’i thënë Europës dhe përfaqësuesve të saj se diçka nuk shkon në Shqipëri. Politika dhe krimin janë bërë një.

Ata që e duan atdheun do ta kuptojnë. Ata që e kanë shitur dhe futur në llogari offshore do të bërtasin. Taulantit që kërkon mbiemër do t’i duhet së shpejti të kërkojë edhe avokat për secilin llagap.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...