Mega-afera e portit/ Berisha: Ja prova që Rama e Basha janë bashkë

E mërkurë, 23 November 2022 15:03

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se ka një provë të fortë se Edi Rama dhe Lulzim Basha janë bashkë pas mega-aferës së Portit të Durrësit.

“Çështje tjetër, jashtëzakonisht e rëndësishme e rendit të ditës është afera mafioze, korruptive në historinë e Shqipërisë dhe të Europës, porti i Durrësit. Porti i Durrësit përbën aktin më madhor të krimit ekonomik të një organizate të strukturuar kriminale, me të cilin shqiptarëve u grabitet pasuria e tyre kombëtare numër një. Përbën aktin mafioz, me të cilin Edi Rama shkriu aksionet dhe me ish-kreun e opozitës, për t’i bërë gjëmën shqiptarëve dhe pluralizmit politik.


Përbën aktin, dhe kur e them këtë, duhet të sqaroj shqiptarët se kur mediat njoftuan se menaxheri i Emaar dhe menaxheri i kompanisë familjare, Basha, ishte i njëjti person, çfarë ndodhi? U them këtu atyre që thonë se po bëjnë politikë, nuk po bëj politikë, ky menaxher doli e tha se dhashë dorëheqjen nga kompania Basha.

I pari, unë e besova që dha dorëheqjen. Por unë dhe të gjithë ata që besuam se kjo ndodhi, gabuam. Sepse pikërisht kjo nuk kishte ndodhur. Ky ishte një mashtrim, sepse një muaj më vonë, ky dopio-menaxher, u gjet se vazhdonte punën në kompaninë Basha.

Menaxheri nuk dha dorëheqje nga Emaari, nuk deklaroi se do dorëhiqej dhe do mbetej menaxher i Bashës. Por pas një muaji ai vazhdonte menaxher i të dy kompanive. Ky përbën një akt shekspirian në kuptimin e gllabërimit të opozitës. Të kreut të opozitës. Me një aferë të tmerrshme mafioze,” tha Berisha.

Modifikuar më E mërkurë, 23 November 2022 15:06

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...