Berisha: PD me 23 amendamente, do kërkohet rritja e pagave me 25 përqind

E mërkurë, 23 November 2022 15:07
 
 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se PD do paraqesë 23 amendamente në projektbuxhetin e vitit që vjen.

“Mbledhja është një mbledhje pune shumë e rëndësishme për shkak të rendit të ditës, tepër i veçantë. Janë buxheti i shtetit, për të cilin deputetët e PD-së kanë përgatitur 23 amendamente, kanë thirrur në interpelancë dhe Edi Ramën.

 
 Amendamentet e paraqitura përbëjnë natyrisht një përmbysje reale të planifikimit dhe shpërndarjes së buxhetit, nga një buxhet për t’u vjedhur, në një buxhet në shërbim të qytetarëve, nevojave të tyre, rrogave dhe pensioneve të tyre, më të ulëtat në rajon, dhe që me këtë buxhet bëhen edhe më të ulëta siç e paraqitën ata.

Në buxhet, në amendamentet e përgatitura, janë përparësuar, pas rrogave dhe pensioneve, ku kërkohet një rritje 25 përqind e rrogave dhe pensioneve, një rritje shumë e ndjeshme e tyre, janë përparësuar buxheti për arsimin, i cili përsëri është diskriminuar, është përparësuar buxheti për shëndetësinë, janë përparësuar lëvizje dhe masa fiskale në favor të qytetarëve për të ulur përballimin e çmimeve të tmerrshme që ka sot.Do kërkohet ulja e TVSH në 6 përqind për energjinë dhe ushqimet, barazimi i TVSH-së për produktet bujqësore, heqja e akcizës së gazit, limiti i arkës, rimbursimi i të gjitha dëmeve të Covid-it për bizneset,” tha Berisha.

Kryetari demokrat tha se ndër amendamentet e PD është edhe ai për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Një tjetër amendament është edhe ai për anulimin e pagesave për PPT-të, përveç asaj të hemodializës. Ai tha se të gjitha këto janë vepra kriminale të Ramës dhe Beqjas.

“Për pedagogët e universitetit kërkohet rritja 30 përqind e pagave. Ky kujtoi se i shtypi, por e vërteta është se universiteti po zien. Ne do mbrojmë rritjen e rrogave të tyre dhe përsëri mbetemi larg Prishtinës”.

“Ne mbështesim kërkesën për dyfishimin e ndihmës ekonomike. Detyrimisht. Mbështesim kërkesën për votim elektronik në bashkinë e Durrësit dhe atë të Elbasanit. Heqja e TVSH-së për inputet bujqësore, e mbështesim plotësisht. Pra, në tërësi janë 23 amendamente, të cilat e transformojnë buxhetin nga një buxhet për t’u vjedhur nga qeveritarët, në një buxhet për të lehtësuar dhe ndihmuar qytetarët.

Është një transformim rrënjësor i buxhetit, ndaj dhe ju lutem që secili prej jush, dhe ju falënderoj për kontributin që keni dhënë me këto amendamente, punën me shumë përgjegjësi që keni bërë, dhe ne, do bëjmë çdo përpjekje që të mbrojmë këto amendamente jashtëzakonisht të rëndësishme për një fytyrë të re dhe organizim të ri të buxhetit të shtetit. Beteja është e ashpër, hajdutët që vjedhin nga mëngjesi në darkë, nuk ndalen dhe nuk ngopen”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...