Sërish skandal në Kuvend/ Nikolla nuk i jep fjalën Berishës, kreu i opozitës transmeton live në FB

E Enjte, 24 November 2022 11:22

 

Kuvendi shënoi të tjera momente skandaloze, pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk i dha fjalën kreut të opozitës, Sali Berisha.

Ky i fundit e kërkoi fjalën pas akuzave dhe fyerjeve nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ashtu si herën e kaluar, kryetari i PD, nisi transmetimin LIVE nga rrjetet sociale, teksa ishte te foltorja.
 
Berisha e akuzoi Nikollën se nuk po i jep fjalën në mënyrë të padrejtë.“Të drejtat tona do zbatohen këtu,” tha Berisha.

“Unë përfaqësoj këtu kundërshtarët tuaj. Nëse dhunoni të drejtat tona, do nisim qëndresën në Kuvend. Këta këtë duan, që të vendosin censurën, terrin. Kur vjedhin, duan të vendosin terrin,” tha Berisha.

“Për ju nuk ekziston rregullorja, ekziston vetëm neni i vjedhjes dhe plaçkitjes”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...