‘Varfëria dhe rritja galoponte e çmimeve të banesave’/ PL: Zgjidhja për shqiptarët, largimi i qeverisë së korruptuar

E mërkurë, 30 November 2022 14:46

 

Sekretarja për Marrëdheniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka reaguar në lidhje me varfërinë që ka pllakosur vendin dhe pamundësinë për të pasur një banesë.

Në deklaratën e saj, Caka ka theksuar se korrupsioni shumë i lartë ka asgjësuar zhvillimin ekonomik të vendit dhe se pagat nuk rriten prej vitesh e as inflacioni nuk arrin të indeksohet plotësisht.


Sipas Cakës, rritja e çmimeve dhe kostove të jetesës pa i ofruar asnjë mbrojtje nga Qeveria, ka thelluar varfërinë, i ka çuar shqiptarët në kufijtë e mbijetesës dhe ia ka bërë të pamundur që ata të kursejnë për të blerë një banesë.

Deklarata e plotë e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka

Varfërimi galopant i shqiptarëve në 10 vitet e fundit, ka thelluar në mënyrë shumë të rëndë pamundësinë e tyre për të pasur një banesë.

Sot Shqipëria për shkak vetëm të kësaj qeverisjeje, e ka kthyer banimin në një ëndërr të ndaluar për shqiptarët.

Një shqiptari me një pagë mesatare, i duhen 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti, në krahasim me kohën që i duhej 7 vite më parë.

Vetëm brenda një viti, në raport me vitin 2021, sipas të dhënave të vetë Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve janë rritur me 39%.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë 40% më të shtrenjta sesa në Prishtinë dhe kuptohet lehtë që qytetarëve të Prishtinës u duhen shumë më pak vite për të siguruar një banesë.

Por situata është më e rëndë se kaq, kur e krahasojmë me një vend të Bashkimit Europian, siç është Greqia, ku çmimet për m2 në Athinë janë vetëm 16% më shumë sesa në Tiranë e ku të ardhurat mesatare të qytetarëve grekë, janë më shumë sesa dyfishi i të ardhurave mesatare të qytetarëve shqiptarë.

Arsyet se pse për një qytetar shqiptar është thuajse e pamundur që të blejë një banesë, është se çmimet e apartamenteve në Tiranë, janë shumë të larta për shkak të pastrimit masiv të parasë, të mbështetur nga Qeveria.

Të gjithë i shikojnë qindra kulla dhe mijëra apartamente që kanë zaptuar qendrën e Tiranës dhe anembanë kryeqytetin, por që janë absolutisht të pamundura, që të arrihen nga qytetarët e thjeshtë;

Korrupsioni shumë i lartë ka asgjësuar zhvillimin ekonomik të vendit;

Pagat nuk rriten prej vitesh dhe as inflacioni nuk arrin të indeksohet plotësisht;

Rritja e çmimeve dhe kostove të jetesës pa i ofruar asnjë mbrojtje nga Qeveria, ka thelluar varfërinë, i ka çuar shqiptarët në kufijtë e mbijetesës dhe ia ka bërë të pamundur që ata të kursejnë për të blerë një banesë.

Për çdo shqiptar që jeton me punë të ndershme, kjo Qeveri ka vrarë çdo shpresë për të blerë një banesë, që është elementi bazë për një jetesë normale.

Për çdo familje të re, pasja e një banese është absolutisht e pamundur me këtë qeverisje që vetëm vjedh miliarda me inceneratorët, koncensionet, tenderat dhe asnjë lek nuk shkon për rritje pagash apo për të mundësuar zgjerimin e bizneseve, që sigurojnë punë të mirëpaguara.

Ka vetëm një zgjidhje për shqiptarët, largimin e kësaj Qeverie të korruptuar, për t’i dhënë fund varfërisë dhe për t’u siguruar shqiptarëve një jetë normale për familjet dhe fëmijët e tyre.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...