Berisha: Rama armik i votës së lirë, këtë duhet ta mësojë Europa

E mërkurë, 30 November 2022 20:48
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka organizuar një takim me banorët e njësisë numër 5 në Tiranë. Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama është armik i votës së lirë. Sipas tij, këtë gjë duhet ta mësojë Europa.

"U votua në mënyrën më kriminale, me urgjencë, grabitja e pronës më të çmuar që kanë shqiptarët sot, Porti i Durrësit. Grabitja e portit të Durrësit. Pra këto janë disa, por ne kemi 1 mijë e 1 arsye të tjera për të protestuar në datën 6. Për të ju thënë miqve nga e gjithë Europa, se ju jeni të mirë se ardhur, por me mikun flitet haptas. Ai burrë që është ulur aty me ju, është kryehajduti i historisë së kombit shqiptar. Kurrë ndonjëherë një shqiptar nuk e ka vjedhur këtë komb, siç po e vjedh Edi Rama duke shfrytëzuar të gjitha pushtetet sot dhe kjo është detyrë e mision për të ua thënë të gjithë të pranishmëve. Dhe po i bëtë të gjitha këto, se ai zgjedhje nuk bën dhe e ka shndërruar votimin fiktiv. Në diktakturë ne çdo 4 vite votonim, por problemi ishte se vota jonë ishte fiktive, ishte e vdekur pa u hedhur në kuti. Sot vota është përsëri fiktime. Atëherë atyre qelizave të frontit të dhënat ua jepte sigurimi i shtetit, sot tani ua jep databaze e qeverisë, portali e-Albania. Kjo është e vërteta dhe ata kalojnë si terroristë të kuq, nga një qytetar në tjetrin duke e terrorizuar. 

 
Ai ka filluar që tani duke e shndërruar shtetin në makineri elektorale. Pra, ai nuk respekton asnjë parim të zgjedhjeve të lira. Prandaj dhe sot kontrollon çdo pushtet. Asnjë popull nuk ka më të drejtë se ne të jemi në datën 6 në rrugë për ti treguar Europës së çfarë përfaqëson ky njeri që është i ulur aty."-tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...