Berisha citon KLSH: Në 7 vite, Edi Rama u ka grabitur shqiptarëve 8 miliardë euro

E mërkurë, 30 November 2022 20:53
 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me banorët e njësisë 5 në Tiranë tha se kryeministri Edi Rama u ka grabitur shqiptarëve 8 miliardë e 200 milionë euro sipas një raporti të KLSH. Sali Berisha shtoi se Edi Rama ka rekordet më të zeza në Europë.

 

“Miqtë e mi! Sot ne jemi populli i gomoneve. Kur mbyll sytë një evropian dhe dëgjon emrin shqiptar, gjëja e parë që atij i vjen ndërmend janë gomonet e La Manshit. Një udhëtim tmerrësisht i rrezikshëm, me një prani shqiptare më të madhe se siriane, afgane dhe çdo populli tjetër.

Ne sot u bëmë populli i gomoneve nga Edi Rama. Në 7 vite Edi Rama ka rekordet më të zeza në Europë, në qeverisje. Ka përzënë nga Shqipëria me politikat e tij vetëm në vendet e BE-së, 744 mijë shqiptarë. Kjo do të thotë se ai ka përzënë të ardhmen.
 
Ju garantoj se nga këta 744 mijë, mbi 500 mijë janë të rinj dhe fëmijë. Në 7 vite, Edi Rama u ka grabitur shqiptarëve sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, 8 miliardë e 200 milionë euro. Nuk është kjo shifër e opozitës miqtë e mi. Kjo është shifër e KLSH-së.Vetëm në 8 muaj e këtij vitit, KLSH-ja ka konkluduar se janë vjedhur dhe shpërdoruar 1.2 miliardë Euro, apo 122 miliardë lekë. 122 miliardë lekë, garantoj këtu çdo rrogëtar të Shqipërisë, se mjaftojnë për të rritur rrogat e tyre, 130 %. Çfarë kërkuam ne në parlament. Nuk kërkuam 130 %, ne kërkuam të rriten rrogat 23 %, ne kërkuam të shtohen 23 miliardë lekë në fondin e rrogave. A i patë karton e kuq, si kope, njerëz pa ndjenja, pa dhembshuri.

Ua thashë dhe aty, çfarë është kjo kërkesë 23 miliardë lekë, në një kohë kur keni vjedhur dhe shpërdoruar në 8 muaj 122 miliardë lekë sipas KLSH-së. U bë një betejë gjithë natën, se e bënë si hajdutë natën, buxhetin. Të gjitha amendamentet e opozitës kishin një synim, të lehtësonin dhimbjen e shqiptarëve. Të gjitha të marra së bashku, me lëvizjet fiskale, me rritjen e pensioneve, dyfishimin e ndihmës ekonomike, përgjysmimin apo heqjen e TVSH-së, përgjysmimin e akcizave, të gjitha së bashku shkonin 51% të parave që kanë vjedhur në 8 muaj.

Që të gjitha i refuzuan. Asnjë qindarkë, ajo rritje është qesharake, ky e di. Ky ndjek ligjin e etërve të tij, varfëroi që ti shtypësh më lehtë, ose ti përzësh nga Shqipëria. Kjo është e vërteta. Asnjë amendament nuk u pranua, të gjitha mund të pranoheshin pa asnjë rezervë.

U pranuan fondet e rrugëve që ndërtohen me 8 fishin e çmimit që ndërtohen rrugët në Europë, u pranuan fondet për të ndërtuar shkollat me 5-6 fishin shkollave në Europë, u pranuan shpenzimet për fluturimet e tjera që do të bëhen me avion me dhomë gjumi, me helikopter për ministrat, me orgjia.”-tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...