Tërbohet Rama: Mbron Taulantin, Ballkanin e Hapur dhe prishjet skandaloze te ‘Prestige Resort’

E Enjte, 01 December 2022 14:00

 

Kryeministri Edi Rama, u shfaq i tërbuar përpara medieve, të cilave u njoftoi fillimisht se pensionistët do të marrin 5 mijë lekë për fundviti.

Por qëllimi i vërtetë i konferencës së tij ishte të mbronte të gjitha zullumet e rënda të qeverisë së tij.

 

Pyetjes së SYRI TV në lidhje me rezolutën e Parlamentit Europian, ku dënohet Ballkani i Hapur, Rama iu përgjigj në mënyrë mohuese.

“Ajo nuk është rezolutë e Parlamentit Europian. ‘Open Balkan’ është një nismë në përputhje të plotë 100% me frymën dhe germën e BE. Është pjellë e Procesit të Berlinit. Kemi firmosur ato dokumente që ishin më parë firmosur në Ballkanin e Hapur. Nuk kemi arsye të ndryshojmë opinion për Ballkanin e Hapur, mbase është e drejta e tyre të ndryshojnë opinion mbi Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama.

Ai vazhdoi të marrë në mbrojtje edhe Taulant Ballën, pas akuzave se ai është njeriu pas vrasjeve në Elbasan.

“Si mund të ketë një të vërtetë tjetër përveç asaj që bazohet në fakte. Unë i besoj fakteve dhe nuk merrem me thashetheme dhe spekulime. Mbi të gjitha unë i ruhem gjysmë e vërtetave se ato janë gënjeshtrat më të mëdha. Nëse kanë fakte, i takon akuzuesve që t’i sjellin ato. Nuk ka ndryshuar trendi i civilizimeve që nga koha e Romës së lashtë. Për të marrë në gojë njerëz, për të zhgërryer njerëz sikur në këtë vend të gjithë janë të zhgërryer, ka boll që e bëjnë këtë punë, unë nuk jam i kësaj kategorie,” tha Rama.

Ndërkohë, sërish pa hyrë në gjëra konkrete, ai mbrojti edhe prishjet skandaloze te ‘Prestige Resort’.

“Është mirë që kur diskutojmë për çështje që lidhen me ligjin të njihemi me ligjin, procedurat, t’i mësojmë mirë për të mos bërë spekulime dhe pastaj për të mos ngritur akuza mbi bazë gjysmë të vërtetash. Masat për ndërtimet që bëhen në shkelje të lejeve për qëllime fitime janë shumë të qarta. Ka konfiskim, shembje, masa pjesore, në varësi nga niveli i shkeljes. Lexoni ligjin,” tha Rama, duke theksuar se ai ka dekada që po lufton kundër ndërtimeve pa leje, aq sa gazetarët nuk i mbajnë mend këto gjëra.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...