‘Me vulë dhe letër, Prestige Resort me leje’, Vasili: Të vërtetat i dhembin Ramës. Kullat të paligjshme në mes të Tiranës legalizohen!

E Enjte, 01 December 2022 15:46

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nga Prestige Resort, atje ku ka nisur aksioni për shembjen e paligjshme, e cilësoi vendimin e qeverisë të padrejtë dhe hakmarrje nga ana e kryeministrit ndaj mediave.

Ai tha për gazetarin e News24 Osman Stafa se Kullat në mes të Tiranës legalizohen, ndërsa Prestige që ka leje shembet.


“Janë denoncime të qindra tenderave dhe janë nxjerrë të gjithë të palarat e një kryeministri mafioz. Kam konstatuar një operacion policor, rrethuar e gjithë zona turistike, për të prishur një strukturë elitare. Një strukturë që i bënte mirë turizmit. Kemi një kryeministër që bën sikur është i çmendur dhe është peng i interesave të zeza. Kam konstatuar një operacion policor nga të gjitha anët, për çfarë? Për të prishur një strukturë elitare, që i bënte mirë vendit. Të gjithë e kanë të qartë se kemi të bëjmë me një kryeministër të çmendur. Sot nuk mbrohen investimet, bizneset, por vetëm e vetëm me interesa te tija personale. Të vërtetat janë ato që i dhëmbin Edi Ramës. Me letër dhe vulë është thënë se kjo strukturë është me leje. Edi Rama vendos kundër Edi Ramës kur të vërtetat dhembin shumë.”, tha Vasili.

Vasili shtoi: “Ky biznes është i lidhur me një grup mediatik, që linja editoriale ka qenë e orientuar te e vërteta. E vërteta është halli i madh i çdo kryeministri të bërë palë me mafien. Kullat në mes të Tiranës mund të legalizohen pa problem, kurse këtu është problem i madh me median, me të vërtetën. Hakmarrje e Ramës. Goja nuk mund të mbyllet, dhe të vërteta do dalin sheshit. Këto janë përpëlitje të një njeri jo vetëm të çmendur, por të kapur nga interesa të zeza kundër shqiptarëve. Sot dhjetëra njerëz do ngelin pa punë, një biznes i ngritur me mund humbet të ardhura dhe turistë që krijojnë imazh të keq.”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...