Berisha: Protesta është kundër dëmit të Ramës ndaj imazhit të vendit

Premte, 02 December 2022 13:14

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp se protesta e 6 dhjetorit i shërben imazhit të mirë të vendit. Ai tha se imazhin e Shqipërisë po e nxin qeveria e Ramës.

“Por pse ne protestojmë më 6 dhjetor? Së pari që t’u bëjmë me dije se vërtet Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë, sipas të dhënave tuaja, por shqiptarët nuk janë, nuk pajtohen, janë kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë tyre.

 

Të gjitha raportet e BE janë negative për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Udhëheqësit e BE e dinë se qeveria është e korruptuar, por ata duhet të mësojnë se populli nuk është i korruptuar, është Edi Rama dhe qeveritarët e tij.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të dalim në protestë për këtë. Shqipëria në raportet ndërkombëtare cilësohet narkoshtet. Le të mësojnë shtetarët e BE se qytetarët janë kundër trafikut të drogës, por trafikun e bëjnë klanet qeveritare. Protesta do tregojë se ne nuk dorëzohemi, por do luftojmë për liritë tona dhe vlerat evropiane dhe kundër anëve të zeza të kësaj qeverie, që i ka të panumërta.

Protesta e 6 dhjetorit është një kundërsulm mbi dëmin e Edi Ramës ndaj imazhit të Shqipërisë. Imazhin e Shqipërisë nuk e nxijnë protestat, por e nxijnë korrupsioni dhe krimi qeveritar,” tha Berisha.

“Së fundi dy fjalë për qëndrimin e narkoqeverisë ndaj protestës. Ky është dëshmi e mendësisë komuniste. Pretendimi se mos na dëgjon bota se gëzojnë armiqtë, është koncept komunist. Të bësh sikur gjithçka shkon mirë, është metodë komuniste. Propaganda e tij i shërben krimit të organizuar dhe korrupsionit sepse do të përdorë samitin për të maskuar këtë. Diktatorët e botës përdorin të njëjtën gjuhë.

PD është forca më perëndimore e Shqipërisë dhe shqiptarëve. PD ka bërë më shumë se kushdo tjetër për integrimin e Shqipërisë në institucionet perëndimore. PD është forca e parë që kërkoi futjen e Shqipërisë në NATO, ajo kërkoi asocimin në BE që në vitin 1992 dhe nënshkroi më vonë këtë marrëveshje. Ajo hoqi vizat me BE. Ajo paraqiti kërkesën për kandidat në BE. PD ka votuar gjithmonë pro-Perëndimit.

Prandaj vendi i saj më 6 dhjetor është në rrugë dhe vetëm në protestë në mbrojtje të vlerave evropiane në Shqipëri,” deklaroi Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...