Sulmi ndaj 'Prestige Resort'/ Berisha: Duhet të reagojnë BE dhe SHBA

Premte, 02 December 2022 13:15

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se sulmi ndaj Prestige Resort vjen në kundërshtim me ligjin, pasi ndërtimi është i ligjshëm.

Berisha tha se ndërkombëtarët duhet të reagojnë ndaj këtij sulmi të rëndë.


“Sulmi ndaj Prestige Resort bëhet nga një armik i medias së lirë. Bëhet në prag të një samiti, i cili për definicion duhet të rrezatojë vlera evropiane. Bëhet kjo ditën e vizitës së presidentit gjerman.

Urrejtja e këtij njeriu, nuk kufizohet me asgjë. Ky udhëhiqet nga fakultetet mendore më primitive të njeriut. Nuk kam shkelur kurrë në atë resort, janë zhgërryer dhe kanë festuar dhjetëra e dhjetëra herë. Edi Rama me gjithë suitën e tij.

Por kjo që ndodh është një nga aktet më të shëmtuara nga një autokrat, nga një Lukashenko i vërtetë. Edhe ai nuk do sillej në këtë mënyrë.

Thirrja ime për të gjithë liderët e BE, për KE, për Kongresin e SHBA dhe qeverinë e SHBA, të ndalin çfarë po ndodh në Shqipëri,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...