'S'ka tradhti më të madhe, që si opozitë të mos jesh e vërtetë'/ Berisha: Sot ne jemi më të vërtetë se kurrë!

E Enjte, 22 December 2022 18:26

Berisha tha se PD transformoi vendin, anëtarësoi Shqipërinë në NATO, liberalizoi vizat etj. 

"Në 32 vite PD-ja ka njohur arritje të jashtëzakonshme, transformoi Shqipërinë, rivendosi në themelet e këtij vendi, liritë, të drejtat njerëzore, lirinë e tregut, interesit kombëtar, familjen dhe vlerat e saj të përjetshme. Shqipëria ndryshoi sa asnjë vend tjetër gjatë qeverisjes së PD-së. Ajo anëtarësia Shqipërinë ne Këshillin e Europës, NATO, mori rekomandimin për vendin e statusit kandidat. Ajo arriti që shqiptarët të kenë rrogën më të lartë në rajon, ndërkohë që në vitin 1992, presidenti i vendit Sali Berisha, kishte një rrogë gjithsej 16 dollarë. Shqiptarët ishin të tretët në botë për rrogat e ulëta. 
 

Kjo është meritë e lirisë, këto nuk janë mrekulli të PD-së, janë të lirisë për të cilën ajo qëndron dhe do të qëndrojë deri sa të jetë në skenën politike. Në këtë kontekst ne kremtojmë në këtë 32 vjetor, së pari ashtu siç duhet të jemi, opozitë e vërtetë. Nuk ka asgjë më të shëmtuar, të dëmshme, për një komb, shoqëri se sa një opozitë jo e vërtetë. 

Nuk ka tradhëti më të madhe që si opozitë të mos jesh e vërtetë. Ne sot jemi më të vërtetë se kurrë në ekzistencën tonë. Më të fuqishëm se kurrë ne ekzistencën tonë, në fitoren tonë. Përsëri ne u ngritëm, u bëmë të vërtetë sepse rikthyem lirinë, forcën e idelave të lirisë midis nesh".
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...