Berisha i përmend me emra themeluesit e PD: Kavaja u shndërrua në tmerrin e regjimit të Tiranës

E Enjte, 22 December 2022 18:28
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha përmendi me emra themeluesit e degës së PD në Kavajë. 

 

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD, Berisha tha se Kavaja u shndërrua në tmerrin e regjimit të Tiranës.  

"Studentët me 8 dhjetor, të gjitha sloganet i kishin të gatshme nga lëvizja antikomuniste e Kavajës. Pas themelimit të PD-së, PD-ja e Kavajës e themeluar këtu nga një grup punonjësish, intelektualësh, do të shndërrohej në pazmoren, bastionin, mburojën e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kavaja në çdo rrethanë u shndërrua në tmerrin e regjimit të Tiranës. 
 

Ka pasur momente të vështira, momente kur regjimi shpalosi të gjithe egërsinë e tij në Tiranë. Mobilizoi të dyndte drejt Tiranës vullnetarë të Enverit, por Kavajën nuk e kalonin dot. Problemi i tyre ishte se, nga Kavaja nuk kalonin dot. Kështu që ata dështuan dhe ne së bashku me demokratët e Kavajës dhe gjithë Shqipërisë, përmbysëm me një revolucion paqësor, diktaturën më të egër, dhe nisëm rrugën e demokracisë, hapjes së vendit dhe interesit kombëtar. Ndaj dhe unë duhet të përulem me nderim të madh sot, përpara Naim Karriqit, Ismet Ferizajt, Isuf Dobjanit, Theodhori Bulit, Galip Gjecit, Luan Skuqit, Muhamet Shehut, Arjan Sotirit, Fiqirete Ramodhit, Besnik Koliqi, Nusret Dubalit, Haki Kiut, Hidajete Babanit, Hysen Arkaxhiut, Izet Grecës, Ibrahim Gjocit, Ejup Lushës, Islam Veliut, Ymer Hydit, dhe ndjesë për të gjithë ata që nuk ua përmenda emrin këtu, për aktin e tyre të themelimit të PD-së, drejtimit të degës së PD-së drejt fitores".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...