"32 vite më parë sollëm në Shqipëri pluralizmin politik në vendin më monist të botës, pas 32 vitesh sollëm pluralitetin brenda partisë, duke dëshmuar qartë se përkushtimi ynë për lirinë nuk ka të sosur dhe nuk do të ketë të sosur kurrë. Zhvilluam primaret".
Kështu u shpreh kryedemokrati, Sali Berisha gjatë takimi me demokratët e Kavajës, në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD.
"Sot ne jemi në shumë aspekte në një situatë tejet të komplikuar. Sot kemi përballë një regjim që njëlloj si ai që përmbysëm në vitin 1990, nuk pranon votën, nuk do që shqiptarët të përcaktojnë me votën e lirë. Sot kemi një qeveri e cila ka shndërruar të gjithë makinerinë shtetërore, për blerjen, bluarjen, thërrmimin, shkatërrimin e votës, duke shkelur çdo ligj, çdo parim të një shoqërie të lirë.
Demokrate e demokratë, ky është misioni ynë. Ne jemi dhe do të mbetemi njerëz të lirisë. Ne jemi dhe do të mbetemi luftëtarë të lirisë. Ne do të ecim përpara me moton, jetën e japim, votën nuk e japim. Askush nuk do të mund të luajë më me votën e shqiptarëve. Pse po ikin shqiptarët, pse po braktisin Shqipërinë, Kavajën. Sepse vrasja e votës, vret shpresën. Sepse nuk besim tek liria. Se po nuk ka votë, nuk ka drejtësi, nuk ka liri, nuk respekt, nuk ka dinjitet, prespektivë dhe të ardhme. Ndaj dhe ne zgjodhëm qytetarët tanë të parë me votën e lirë.
Imagjinoni se si janë ata që dalin nga shpella që i emëron Edi Rama me byronë e tij politike mbi bazën e ryshfetit, të diktatit të krimi, bazën e parave që paguajnë, parave që mbledhin nga droga dhe krimi. Kukulla të mjerimit. Këtë e bëmë, hapin tjetër do ta bëjmë ne. Ne do të bëjmë që shqiptarët të votojnë të lirë. Prandaj dhe këtë përvjetor ta përdorim për një betim solemn që do ti japim vendin që meriton cilit do që guxon të luajë me votën e shqiptarëve", tha Berisha.