Berisha: SKAP-i i partisë po ushqehet në grazhdin e djegësave, përjashtoi nga akuzat Armando Subashin

Premte, 23 December 2022 14:25

Sipas tij, këtë gjë e vërteton fakti se nuk ka ngritur akuza ndaj kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi. Berisha tha se këtë gjë e vërteton edhe fakti se kompania e inceneratorëve nuk po sekuestrohet. “Çështja e dytë që unë dua të sjell në vëmendjen e publikut është raporti SKAP-djegës. Sot ka prova, ka të dhëna, që implikojnë direkt SKAP-in e partisë si institucion që ushqehet në grazhdin e djegësave të qeverisë

Nuk ka gjë më absurde, më të njëanshme, më komprometuese, se kryetarin e Bashkisë së Fierit, përgjegjës direkt për të gjithë akuzat që janë bërë për inceneratorin e Fierit, e përjashtojnë nga akuzat, dhe marrin nën akuza vartësit e tij. Kjo dëshmon se SKAP-i i partisë po zhgërryhet në grazhdin e qindra milionëve të inceneratorëve.

Për këtë flet akti absurd, qëndrimi kriminal i moskonfiskimit dhe bllokimit të sipërmarrjes më të korruptuar në historinë e vendit, që është sipërmarrja e djegësve. SKAP nuk guxon, se mesa duket ndan paratë me qeveritarët e kësaj sipërmarrje.

Nuk ndodh në asnjë vend që për një sipërmarrje të arrestohen dhjetëra zyrtarë, dhe sipërmarrja të marrë çdo javë 1 milionë euro. Kjo do të thotë se paratë e djegësave e kanë djegur mirë edhe SKAP-in e partisë. Italiani që merr 300 mijë euro në ditë a javë, nuk është asgjë tjetër veçse një maskë e Ramës, Agaçit dhe Veliajt,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...