Meta zbulon abuzimin e Bashkisë Tiranë: Grabisin qytetarët, ndajnë paratë e atyre që në TIMS rezultojnë jashtë vendit

Premte, 23 December 2022 21:59

Ilir Meta tha se Bashkia e Tiranës ka 70 mln euro paga, ndërsa shtoi se për 3 mijë punonjës, nëse i kontrollon me TIMS janë jashtë vendit, dhe paratë ndahen mes njëri-tjetrit brenda Bashkisë.

"70 mln euro paga ka Bashkia e Tiranës, 3 mijë nga ata, po t'i kontrollosh me TIMS janë jashtë, i ndajnë me njëri-tjetrin. Lekët e qytetarëve shkojnë te inceneratorët që s'ekzistojnë, vjedhje, hajdutëri e paparë. Në krye të kësaj hajdutërie qëndron Edi Rama."-tha Meta.

Më tej ai deklaroi se 1 km rrugë kushton 15 mln euro, 7 herë më shumë se në Serbi dhe në Bashkimin Europian. Kreu i PL, u ndal edhe tek pagat e mësuesve. Meta deklaroi se një mësues në Shqipëri paguhet 4200 euro në vit, as 400 euro në muaj.

"Në Malin e Zi paguhen 9900 euro në vit, pra mbi dyfishin tonë. Mësuesi në Velipojë merr 370 euro, mësuesi atje matanë Velipojës merr gati 900 euro në muaj."-tha Meta.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...