Tensionet në veri të Kosovës/ Reagon Meta: Fajtor është edhe Edi Rama

Tuesday, 27 December 2022 13:41
 

“Kërcënimi i vetëm për qytetarët e veriut të  Kosovës janë këto banda që ushtrojnë atje një aktivitete të caktuar. Përgjegjësia është e Beogradit që u mban gjallë dhe i aktivizon sa herë kërkon të krijojë situata artificiale”, deklaroi Meta në RTSH.

 
 Ai u shpreh se përgjegjës për politikën provokuese të Serbisë është edhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama, cili ka mbështetur iniciativat e Beogradit duke i dhënë atij dominim në rajon. Ai shtoi se paqartësitë e Tiranës zyrtare nuk i kanë shërbyer forcimit të pozitës së Kosovës, por e kanë vendosur atë në trysni të panevojshme për t’u bërë pjesë e nismës 'Ballkani i Hapur'.

“Nuk ka shqiponja. Është një simbol i jashtëzakonshëm që duhet të na frymëzojë për qëndrueshmëri, si populli dhe komb. Edhe për vullnet për t’u ngritur në lartësi të reja dhe të dalë nga bataku i përçarjes ku na kanë futur të tjerë. Nëse Beogradi ka vazhduar një politikë të vazhdueshme provokimi, përgjegjësi ka edhe kryeministri i Shqipërisë që ka qenë shoqërues i Vuçiç në iniciativat për t’i dhënë dominim Serbisë në rajon.

Shpesh paqartësitë e Tiranës zyrtare për disa çështje mendoj se nuk i kanë shërbyer as vetë forcimit të pozitës së Kosovës duke vendosur atë në trysni të panevojshme për ta përfshirë në Ballkanin e Hapur. Apo edhe raste të tjera për të ndihmuar Serbinë që të duket si vend konstruktiv dhe për të bërë që Kosova të duket sikur është kundër bisedimeve. Serbia i shfrytëzoi këto vite për të marrë sa më shumë lekë nga BE dhe për t’u larguar nga politika e BE”, tha ai.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...