48-vjeçarja vdes në zyrën e kryebashkiakes, Berisha: Pashpirtësi e sektit çnjerëzor të Edi Ramës!

E Enjte, 29 December 2022 13:12

 

“Pashpirtësi” e ka emërtuar kreu i opozitës, Sali Berisha, arbitraritetin e zyrtarëve të bashkisë së Lushnjës ndaj një qytetareje që humbi jetën në këtë institucion në prag të Vitit të Ri duke kërkuar ndihmën ekonomike që ia kishin ndërprerë.

“Shpresa Cani, 48 vjeçe, vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjës. Bashkia i hoqi ndihmën ekonomike, - shkroi Berisha në Fb duke drejtuar gishtin e akuzës mbi qeverinë me konkluzionin “pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi”.

 

Në vijim, vërejti: “Qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e bashkisë së Lushnjës Fillimisht, 48-vjeçarja Shpresa Cani ka debatuar me drejtoreshën e Drejtorisë së Ndihmës Ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela të PS-së, ku i është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj.

Pas debatit, 48-vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuar të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

48-vjeçarja Shpresa Cani kishte shkuar në bashkinë e Lushnjës për t’u ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike, por edhe shëndetësore.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur, e dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore, me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...