Berisha: Disponoj dosjen se si qeveria më e korruptuar ka korruptuar ambasadorin britanik

E Enjte, 29 December 2022 13:14

 

Gjatë takimit me të rinjtë e PD, kryetari demokrat, Sali Berisha foli sërish për çështjen e shpalljes së tij ‘non-grata’ nga Britania e Madhe.

“Kjo është një betejë, një zonjë shtroi me të drejtë se si ajo e priti shpalljen non-grata nga qeveria britanike. Nuk doja të ndalesha te kjo, por do them vetëm dy fjalë. Kjo është një dëshmi më flagrante e bashkëpunimit të korrupsionit shqiptar dhe ndërkombëtar.


Kjo është dëshmia më flagrante se si një qeveri e korruptuar në çdo qelizë, korrupton një ambasador.

Këto që i them këtu, do ua faktoj shumë mirë, se tani unë disponoj dosjen e problemit. Se si një qeveri, korrupton një ambasador të një vendi të mrekullueshëm, të një vendi të mahnitshëm, të një vendi që ka kontribute të mëdha në lirinë e botës siç është Britania.

Me mashtrime në çdo faqe që ka shkruar. E njëjta gjë është se si korrupsioni i kësaj qeverie, me korrupsionin e multi-miliarderit George Soros, korruptoi një ambasadore, dhe jo vetëm për të marrë një vendim pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë bazë. Me qëllimin e vetëm për të dëmtuar opozitën dhe ndihmuar qeverinë më të të korruptuar.

Kjo dëshmon se sa agresive është kjo qeveri dhe sa korruptive është kjo qeveri. Arrin të krijojë ombrellë me korrupsion ndërkombëtar, duke luftuar antikorrupsionin. E vërteta është se në nëntë vite nuk kam bërë asgjë përveç luftës ndaj korrupsionit.

Kjo dëshmon se në çfarë situate kastrofale është ky vend. Sa jetike është ndërhyrja e çdo shqiptari për të shpëtuar këtë vend. Kjo do ndodhë. Unë jam i bindur se do ndodhë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...