Berisha: Qeveria e do largimin e të rinjve sepse dobësohet fuqia protestuese dhe votat kundër saj

E Enjte, 29 December 2022 13:15

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, i pranishëm në takimin e Departamentit të Ekselencës dhe Brain&Gain në PD, foli për plagën e madhe të shqiptarëve: shpopullimin.


“Ka një raport jetik midis të ardhmes dhe rinisë. Midis të ardhmes dhe elitës. Në rast se ju vështroni sot shifrat demografike, ato janë tmerrësisht tronditëse. Një komb që vetëm në hapësirën evropiane, humbet 740 mijë qytetarë, pa llogaritur të tjerë që janë larguar në drejtime të tjerë, jo Shengen.

Në historinë e luftërave, botërore apo civile, nuk gjendet asnjë komb tjetër që ka pësuar këtë katastrofë demografike që ka pësuar kombi shqiptar.

Polonia ka humbur 20 përqind të popullatës në Luftën Botërore. Shqipëria 31 përqind në 7 vite. Kjo jo nga tirania e mjerimit e vitit 1991, kur njerëzit nuk kishin kafshatën, por nga një agresion brutal i krimit, i drogës, i lidhjeve të qeveritarëve me krimin, drogën dhe vjedhjen e qeveritarëve.

Për këtë qeveri, largimi i të rinjve është një lajm i mirë, sepse dobësohet fuqia protestuese dhe votat kundër saj. Për vendin dhe kombin, kjo është absolutisht një katastrofë.

Dy gjëra rrënojnë më shumë se tjetër të ardhmen: mungesa e rinisë. E dyta, borxhi. Edhe borxhi është një barrë e tmerrshme. Kjo qeveri, të dyja po i kryen në mënyrën më pasiononte,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...