Tritan Shehu: Qarku i Gjirokastrës po vdes, duhet shpëtuar sa më shpejt!

E Enjte, 05 Janar 2023 10:29

 

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka vënë alarmin sot për situatën e rëndë në qarkun e Gjirokastrës, ku të tjera të dhëna dëshmojnë se si po rrallohet popullsia për shkak të mungesës së investimeve nga shteti, kujdesit shëndetësor etj.

Në shënimin e tij të fundit në Fb, Shehu shkruan: “Qarku i Gjirokastrës po vdes, realisht kjo për banorët e tij! Qarku i Gjirokastrës, sipas INSTAT, ka jetëgjatësinë më të ulët në vend për burrat dhe për gratë, ndjeshëm nën mesataren e Shqipërisë!


70 vite për burrat, kur mesatarja e vendit është 74,4 vite.

74,2 vite për gratë kur mesatarja e vendit është 78,2 vite.

Pra, sot ai qark, përveç shtyrjes së banorëve drejt braktisjes, po shuhet edhe nga vdekja. Dhe këtu faktorët shkatërrues janë të njëjtë: varfëria, papunësia, mjerimi, braktisja; një sistem shëndetësor parësor i shkatërruar - spitalet e Tepelenës e Përmetit të mbyllura.

Spitali i Gjirokastrës - i atrofizuar, ku mungojnë mjekët, medikamentet, pajisjet, ku nuk realizon dot as një ekzaminim Scan me kontrast, ku nuk gjen më shumë se një antibiotik, me një laborator në mizerje, pa ekzaminime histo-patologjike etj etj, me të vetmin element, që “fryhet”në kurriz të qytetarëve, PPP-të, Check up-et.

Asnjë pseudokomentues me të gjithë sofizmat e tij nuk mund të mohojë e as të vërë në dyshim atë çfare po ndodh aty. E lexueshme kjo jo vetëm nga këto shifra makabre, por dhe me uljen e popullsisë me mbi 40%, me ulje drastike të lindjeve prej 24%, më të ultat në Republikë etj! Tashmë edhe me vdekjet aty, më të lartat në Republikë!

Qarkun e Gjirokastrës, ky regjim po e vret, po e shuan, pikërisht prej vlerave, historisë së tij. Ai duhet shpëtuar, shpëtuar shpejt!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...