Raporti i KE/ 70% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin me të ardhurat

E Enjte, 05 Janar 2023 10:36

 

Pothuajse 70% e punonjësve shqiptarë hasin vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre mujore, përqindja më e lartë në Europë, sipas një studimi të Komisionit Europian.

Gjetjet u publikuan në një raport të fundit mbi kushtet e punës dhe implikimet e ardhshme. Anketa kryhet një herë në pesë vjet përmes anketave të 70 mijë punëtorëve në 36 vende evropiane.


Këtu përfshihen shtetet anëtare të BE-së, plus Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Zvicra, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Pas Shqipërisë renditen vendet e tjera të Ballkanit, por ato ende kanë një rezultat dukshëm të ndryshëm nga Shqipëria. Vendi i dytë ku punonjësit raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë nevojat e tyre mujore është Kosova, me 57% të të punësuarve, e ndjekur nga Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në afërsisht të njëjtat nivele dhe Bosnje-Hercegovina me 54%.

Sondazhi u kërkoi të anketuarve të vlerësonin aftësinë e familjes së tyre për të përballuar jetesën, duke marrë parasysh të ardhurat totale mujore nga burime të ndryshme në një shkallë prej gjashtë pikësh nga “shumë e lehtë” në “me shumë vështirësi”.

Dallimet varionin shumë në vende të ndryshme për sa i përket përqindjes së punëtorëve që luftonin për të përballuar jetesën, duke filluar nga 5% në Danimarkë në 69% në Shqipëri. Bullgaria ishte shteti anëtar i BE-së me përqindjen më të lartë të punëtorëve në vështirësi ekonomike, me 42% që e kishin të vështirë të përballonin jetesën.

Punonjësit shqiptarë mund të kenë orët më të gjata të punes

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...