'Rilindja' një qeverisje totalisht kundër Bujqësisë dhe me qëllim shpopullimin!

Tuesday, 10 Janar 2023 12:37

 

Nga Ilir Meta

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se dega e vetme që shënoi rënie në 9-mujorin e 2022 ishte Bujqësia, ku përfshihen pyjet dhe peshkimi.


Bujqësia, dega kryesore e ekonomisë në vend, që zë gati një të pestën e ekonomisë kombëtare dhe kontribuon me rreth 45% në punësim vetëm po ulet dhe po tkurret në mënyrë të pandalshme.

 

[➡️] Dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur Qeveria në Shqipëri jep dhjetëra herë më pak subvencione se sa në Kosovë.

[➡️] Rritja e kostove të lëndëve të para kultivimi i produkteve bujqësore hasi në vështirësi vitin e kaluar kryesisht nga rritja e kostove të lëndëve të para.

[➡️] Çmimet e inputeve bujqësore që u rritën nga 50 në 100 për qind kanë bërë që sipërfaqet e mbjella në sera të reduktoheshin.
Rënie të dukshme po pëson sektori i blegtorisë, që është nën-sektori i madh në Bujqësi.

[➡️] Shpopullimi i popullsisë në zonat rurale është shkak kryesor për rënien e numrit të bagëtive.

[➡️] Fermat e vogla blegtorale me 1 deri në tre krerë po zhduken me shpejtësi, jo vetëm nga pakësimi i popullsisë, por edhe nga plakja e saj.

[➡️] Vetëm gjatë vitit 2021 numri i bagëtive është reduktuar mbi 7 për qind, teksa në krahasim me 10 vite më parë numri i krerëve për mish dhe qumësht ka shkuar drejt përgjysmimit.

Qeverisja "rilindase" është e vendosur totalisht kundër Bujqësisë me qëllim shpopullimin dhe rrëmbimin e tokave të fermerëve për llogari të oligarkëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...