‘Mbi 20 ditë në këtë gjendje’/ Këlliçi: Uji i qytetarëve të Tiranës që vjen nga zona e Freskut derdhet

Tuesday, 10 Janar 2023 12:41

 

Deputeti demokrat dhe njëherazi kandidat i opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka akuzuar sërish administratën e kësaj bashkie se është duke shpërdoruar ujin e qytetarëve.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka nxjerrë një video ku tregon ujin që derdhet në zonën e Freskut në Njësinë 12 dhe thekson se kjo gjendje ka më shumë se 20 ditë.

 

Gjithashtu Këlliçi akuzon administratën e Bashkisë Tiranë, se ‘kur banorët ankohen për problemet, institucionet vendore interesohen si e ka emrin ankimuesi, ku banon, ku punon, kë voton, dhe askush s'merret me problemin. Kjo është skemë për të heshtur çdo zë pakënaqësie, për të pretenduar se në këtë qytet punët shkojnë vaj’.

Postimi i plotë:

Më shumë se 20 ditë në këtë gjendje. Është uji i qytetarëve të Tiranës që vjen nga zona e Freskut, në Njësinë 12.

Kur banorët ankohen për problemet, institucionet vendore interesohen si e ka emrin ankimuesi, ku banon, ku punon, kë voton, dhe askush s'merret me problemin. Kjo është skemë për të heshtur çdo zë pakënaqësie, për të pretenduar se në këtë qytet punët shkojnë vaj. Këtë model duhet ta ndryshojmë me votë më 14 maj! Tirana do administrim!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...