'Albin Kurti të zbatojë marrëveshjet'/ Berisha: Asosacioni të krijohet në përputhje me Gjykatën Kushtetuese

E Enjte, 12 Janar 2023 22:20
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara nga paraardhësit e tij me Beogradin dhe faktorin ndërkombëtar. 

 

Berisha tha se asosacioni duhet të krijohet në përputhje me Gjykatën Kushtetuese, njësoj siç rekomandoi edhe diplomati amerikan Chollet gjatë vizitës në Prishtinë. 

 Peka: Me këtë po thoni që Albin Kurti duhet të zbatojë çdo marrëveshje që kanë nënshkruar paraardhësit?

Berisha: Pa diskutim. Edhe nuk mund të mos i zbatojë z. Kurti ato. Po ka një marrëveshje që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, disa nene të saj. Dhe dje z. Chollet ka bërë deklaratën më të qartë, asosacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Zotëri, ajo që ngrihet kundër asocassionit ai nuk ka të qartë se fjala dhe asocasioni janë motrat siameze të lirisë. Nuk mund të ua mohosh kurrë asocasionin aq sa mund të mohosh fjalën e lirë. Dhe nuk ka as gjykatë, as qeveri, as parlament, as njeri të lirë që mund ti mohojë kujt të drejtën e asocasionit. Por nuk ka gjykatë, parlament, qeveri, që mund të pranojë një asocasion që vjen në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese të vendit, ndaj dhe unë e përshëndes deklaratën e z. Chollet në këtë kuptim, se ka kërkuar asocasion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nëse ndokush pretendon se Kushtetuta e Kosovës qenka për shpërbërjen e Kosovës, apo shtet brenda shtetit të Kosovës, këto pastaj janë aderacione. E them edhe njëherë, shqiptarëve u intereson marrëveshja, dialogu, atyre që nuk u intereson marrëveshja dhe dialogu janë nacionalistët serbë për pretendimet e tyre që kanë ndaj Kosovës. Kështu që nuk kam unë, sepse qëndrojë gjithnjë jashtë problemeve të brendshme të Kosovës, por një gjë dua të them; koha sot më shumë kurrë kërkon një konsensus aty. Gjërat janë shumë të qarta. Pas këtyre debateve forcat politike të Kosovës, sepse janë në parlament, janë faktor të rëndësishëm sepse kanë firmosur marrëveshje kur kanë qenë në qeveri, duhet të bashkohen dhe të përcaktojnë tani të gjitha objektivat, për të cilat duhet që qeveria e Kosovës në negociata të përpiqet për realizimin e tyre. Jashtë kësaj, është shumë e gabuar që të mos kenë objektiva të përbashkëta mendoj unë. Ata janë njerëz të shkolluar shumë mirë, si kryetarët e partive të tyre, janë njerëz me eksperiencë kanë drejtuar qeveri. Nuk u mungon asgjë sot që në interesin më të mirë të Kosovës që të përcaktojnë objektivat në këtë stad, pothuajse përfundimtar të një marrëveshje me Serbinë, e cila duhet të ketë garantor. Pa një garantor asnjë marrëveshje nuk zbatohet nga serbët, asnjë marrëveshje, pa një garantor të fuqishëm. Mënyra se si është trajtuar Beogradi deri më sot është absolutisht e gabuar dhe mënyra se si janë trajtuar deri më tani u ka dhënë atyre mundësinë të udhëheqin një proces që ka të bëjë me paqen dhe konfliktin në rajon, që nuk mund ta kishin kurrë këtë të drejtë.

 

Peka: Mënyra se si është trajtuar Beogadi nga faktori ndërkombëtar?
Berisha
: Po

Peka: Pse mendoni se ka këtë tolerancë nga faktori ndërkombëtar, edhe nga SHBA-të ndaj Beogradit?

Berisha: Tolerancën më të madhe e tregoi faktori shqiptar, çfarë do t’i thuash t’i John Bolton i cili thotë se më njoftuan se të gjitha palët janë dakord, duhet të jemi shumë seriozë në analizat tona dhe qëndrimet tona. Gjithnjë i kam thënë vetes së nuk kam pse të mos e pranoj. Fatmirësisht nuk e pranoj Angela Merkel dhe e shpëtoi situatën, por edhe jo mund të thoshte ndaluni se të gjithë këto janë dakord. Pra mos ta çojmë më tutje. Projekti i serbomadhisë u mbështet dhe nga shqiptarët, u mbështet fuqishëm nga Edi Rama ai u bë promotor kryesor.

Modifikuar më E Enjte, 12 Janar 2023 22:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...