Berisha: Gjykata po mban peng vulën me urdhër të Ramës

Premte, 13 Janar 2023 10:55

 

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi gjatë emisionit ‘Çim Peka Live’ se gjykata po mban peng vulën e Partisë Demokratike me urdhër të Edi Ramës. Ai e cilësoi Enkelejd Alibeajn si një mjeran që po përdoret nga Edi Rama për të asgjësuar opozitën. Berisha u shpreh se opozita do triumfojë në zgjedhjet për kryetarë bashkish në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërsa fitoren në Shkodër e quajti të padiskutueshme. Lideri demokrat akuzoi Erion Veliajn se po bën gjithçka për të manipuluar zgjedhjet, ndërsa e paralajmëroi se do të dështojë


Në intervistën e parë televizive për vitin e 2023, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Televizion. Ai deklaroi se gjykata po mban peng vulën e PD me urdhër të Edi Ramës.

Duke komentuar aktin e fundit të përjashtimit të 4 deputetëve, Berisha e cilësoi Enkelejd Alibeajn si një mjeran që po përdoret nga Edi Rama për të asgjësuar opozitën, ndërsa theksoi se betejën nuk e ka me të, por me Rilindjen.

Berisha u shpreh optimist për fitore në zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërsa theksoi se triumfi më i madh do të arrihet në Durrës, Elbasan e Tiranë. Për Shkodrën, fitorja sipas liderit demokrat është e padiskutueshme.

Berisha akuzoi Veliajn se po bën gjithçka për të manipuluar zgjedhjet, ndërsa e paralajmëroi se do të dështojë në këtë betejë.

Berisha komentoi edhe nje audio-përgjim te fillim-viteve 90, pjese e te cilit ishin ai, kryeministri aktual Rama dhe lideri i Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari.

Duke folur për situatën në Kosovë, Berisha theksoi se e vetmja zgjidhja është dialogu.

Berisha paralajmëroi protesta para zgjedhjeve lokale të 14 majit, ndërsa shtoi se aksioni opozitar do të jetë i pandalshëm.

Modifikuar më Premte, 13 Janar 2023 15:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...