Berisha: Rama po ushtron terror dixhital mbi administratën, Zuckerberg dhe Musk të reagojnë

Premte, 13 Janar 2023 15:39

 

Në konferencën e sotme, kryetari demokrat, Sali Berisha denoncoi edhe një skandal të rëndë të kryeministrit Edi Rama.

“Së fundmi, dua të dënoj me forcën më të madhe, terrorin dixhital mbi administratën shqiptare nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Gjatë javës që shkoi është shpërndarë një aplikacion, që do e quaja aplikacioni i terrorit dixhital, funksioni i të cilit është regjistrimi dhe përllogaritja e ‘like-eve’. Ky përbën një terror psikologjik dixhital.

 

Ky vendim absurd, primitiv, u mor nga Edi Rama pasi e pa veten të tejkaluar tërësisht nga Berisha në bilancin e botës dixhitale.

Me gjithë blerjen, me gjithë dhjetëra-mijëra euro që ka shpenzuar për të blerë ‘like’ dhe llogari false, kalon në një hap të paimagjinueshëm që të detyrojë punonjësit e administratës të bëjnë ‘like’ dhe t’ua masë këtë me aplikacion.

Unë i bëj thirrje Mark Zuckerberg, Elon Musk, të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit në rrjetet sociale nga një njeri që nuk ka asnjë parim, që terrorizon punonjësit e thjeshtë, dhe të heqin këtë të drejtë derisa të anulojnë këtë aplikacion famëzi të kontrollit të qytetarëve.

PD do konsiderojë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, edhe një proces ndërkombëtar ndaj Edi Ramës për këtë çështje. Ky është terror, ky është turp, ky është depersonalizim.

A mundet një mendje e mbrapshtë të shfrytëzojë më shumë rrjetet dixhitale? Kur nuk e duan, nuk e duan. Arrogant, hajdut, njeri që është bërë simbol i vjedhjes. Si mund ta duan njerëzit atë.

Tani shpik aplikacionin, nëse nuk më bën ‘like’, ikën nga puna. Absolutisht. Mos vidh, ky është i gjithë ilaçi. Çdo shqiptar e ka marrë vesh se ky vjedh, se është hajdut kongjenital, i papërmbajtur,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...