Berisha: Do ketë kuota në listat e këshillave bashkiakë për shoqërinë civile, njerez që kanë mbrojtur kauzat qytetare

Premte, 13 Janar 2023 15:40

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar edhe hapjen e fushatës për listat e këshillave bashkiakë në zgjedhjet lokale të 24 majit.

Në takimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha theksoi se në listat e këshillave bashkiakë do të ketë nga shoqëria civile, njerëz që kanë mbrojtur dhe mbrojnë kauza të drejta qytetare.

 

Gjithashtu Berisha ka inkurajuar qytetarët në të gjithë Shqipërinë që të paraqesin kandidaturat e tyre për parlamentarë të qeverisjes vendore-lokale.

‘Opozita tani shpall fushatën për këshilltarët. Tani ne hymë në fazën e përzgjedhjes dhe të këshilltarëve. Ajo që mund t’ju them unë juve me siguri është risia e këtyre këshillave se do të ketë një përqindje të caktuar nga shoqëria civile. Hapja dhe vetëm hapja, është konstantja e PD. Ndaj edhe parlamentarë të qytetarëve nuk do të jenë vetëm partiakët, anëtarët e nderuar të PD, por do jenë simpantizantët, do të jenë edhe shoqëria civile. Njerëz që kanë mbrojtur dhe mbrojnë kauza të drejta qytetare. I inkurajoj ata në të gjithë Shqipërinë që të paraqesin kandidaturat e tyre për parlamentarë të qeverisjes vendore-lokale. Iu bëj thirrje strukturave të PD, në propozimet e tyre në lidhje me statutin, të përfshijnë edhe personalitete të shquara nga shoqëria civile, burra, gra, djem, vajza që kanë bërë dhe bëjnë avokatinë e qytetarëve shqiptarë’, u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...