Meta: Rama nuk e fitoi Shkodrën as në 30 qershor 2019. Asnjë bashki nuk merr në këtë qark!

Premte, 13 Janar 2023 22:01
 

Kreu i PL, Ilir Meta tha se Edi Rama s'do arrijë të fitojë as edhe një bashki të vetme në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

 

Në studione Çim Peka Live, në Syri Tv, Meta tha se Rama nuk e fitoi Shkodrën as në 30 qershor, kur nuk kishte opozitën përballë në zgjedhje. 

Meta tha gjithashtu se PS do të humbë të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës, përfshirë edhe bashkinë e madhe të Tiranës. 

 

"Sa i takon Shkodrës, mos harroni, edhe kur ishte e vetme, në 2019-ën PS humbi Shkodrën. I gjithë ky lajm i shpikur nuk është gjë tjetër veçse një panik i Edi Ramës për rezultatin që e pret në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe gjithë Shqipërinë, por këto treja janë tre qendrat kryesore. Do shikoni lajme që kanë ikur tre herë nga LSI para 2-3 vitesh, do i nxjerrin sërish. Ky është paniku i tij sepse ata nuk kanë bilanc. Tani thonë do bëjmë namin për Shkodrën. Kush i ka penguar 10 vjet? Ishte Voltana Ademi që ka bërë një punë të shkëlqyer nën terrorin e këtyre. Shikoni Kavajën, e morën 100% dhe Kavaja është kthyer në një fshat të madh. Gjithçka ka ardhur në Tiranë, ka ikur nga Kavaja. Edhe Ujësjellës nuk ka. Kavaja është nga 5 bashkitë që u shpall e falimentuar nga Ministria e Financave. Kavaja çfarë resursesh ka dihet. Shkodrën nuk e mashtrjonë dot, Shkodra ka instiktet e saj të jashtëzakonshme dhe ia ve notën kujtdo. Qarku i Shkodrës, që ka 4 bashki, do të dalë 4:0. Qarku i Tiranës mund të dalë 5:0. Këto janë deklarata që ju i mbani dhe ruajini këtu. Politika është frymë, nuk është numra", tha Meta.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...